LAJMI I FUNDIT:

PPE bën thirrje për konstruktivitet të marrëveshjes nga të gjitha palët

PPE bën thirrje për konstruktivitet të marrëveshjes nga të gjitha palët

Partia Popullore Evropiane (PPE) u bënë thirrje të gjitha palëve në proces për emrin të tregojnë konstruktivitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E përshëndesim marrëveshjen e arritur në mes dy vendeve të Athinës dhe Shkupit, të cilët punuan në arritjen e zgjidhjes të kontestit disa vjeçar, thuhet në komunikatë.


PPE shpreson se procesi i implementimit do të bëhet pa pengesa nga të dyja palët me çka do të hapet rruga e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Komunikata është e shkruar nga ana e deputetit bullgar, Andrej Kovaçev, nënkryetarja për zgjerim në PPE, Sandra Kalineta, nënkryetarja e grupeve punuese për punë të jashtme dhe Kristijan Dan Preda, koordinator për punë të jashtme.

PPE ka qenë e vetmja parti që deri më tani nuk e kishte përshëndetur marrëveshjen për emrin, duke pasur parasysh që partitë opozitare që janë edhe anëtare të PPE-së janë kundër kësaj marrëveshje. /Telegrafi/