LAJMI I FUNDIT:

Plazhet e ishullit spanjoll mbushen me mbeturina dhe turistë të dehur që shtrihen ngado, banorët e shqetësuar me vizitorët e ‘gërditshëm’ (Video)

Plazhet e ishullit spanjoll mbushen me mbeturina dhe turistë të dehur që shtrihen ngado, banorët e shqetësuar me vizitorët e ‘gërditshëm’ (Video)

Banorët e Ishullit Mallorca të Spanjës, janë të shqetësuar me gjendjen e plazheve dhe hapësirave të ndryshme, në të cilën e kanë sjellë të ashtuquajturit vizitorë të gërditshëm.

Megjithëse ka ngado shporta për mbeturina, ato janë hedhur pa asnjë kujdes, në tërë hapësirën përgjatë shtatë kilometrave të bregdetit me rërë të bardhë, transmeton Telegrafi.


Për më keq, turistët e dehur po shtrihen ngado, duke mos kursyer as hapësirat publike dhe hyrjet e ndryshme.

“Jemi ngopur me këtë situatë, që na e ka bërë qytetin një makth. Ata nuk po respektojnë rregullat, duke na trajtuar si të ishim kafshë”, thuhet në një reagim në Facebook, që është shpërndarë më se 50 mijë herë.

Përkundër mirëmbajtjes së vazhdueshme, me pastrues që punojnë në tri turne, turistët po vazhdojnë të ndotin me plehra dhe kryerjen e nevojës nëpër të gjitha anët. /Telegrafi/