LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Napoli transferon Verdin, bëhet shitja më e shtrenjtë në histori të Bolognas  

Zyrtare: Napoli transferon Verdin, bëhet shitja më e shtrenjtë në histori të Bolognas  
Simone Verdi (Getty Images)

Simone Verdi zyrtarisht është një lojtar i Napolit pas përfundimit të transferimit prej 25 milionë eurosh nga Bologna dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare.

Ylli italian ka përfunduar gjatë ditës testet mjekësore në klinikën e Villa Stuart të Romës.


Pastaj Verdi udhëton për në zyrat e presidentit Aurelio De Laurentiis për të nënshkruar kontratën e tij me Napolin.

Zyrtarizimi i italianit si lojtar i ri i Napolit erdhi me anë të një videoje në Twitter – “50 hijet e Verdit”.

Verdi ishte në prag të një lëvizjeje në janar dhe të dy klubet u pajtuan me kushtet, por ai e refuzoi atë, duke këmbëngulur se donte t’i jepte fund sezonit në Stadio Dall’Ara.

Verdi njihet për eksplozivitetin e tij (Getty Images)

Tani që sezoni ka përfunduar me 10 gola dhe 10 asistime në 34 paraqitje në Serie A, 25-vjeçari ka pranuar kalimin në San Paolo.

Verdi mbush 26 vjet muajin e ardhshëm dhe Milani gjithashtu do të përfitojë, pasi ata mbajnë 20 për qind të çmimit në sajë të marrëveshjes ku e shitën atë në Bologna për vetëm 1.5 milionë euro në verën e vitit 2016.

Sipas Sky Soprt Italia, Verdi kërkohej edhe nga Interi dhe Roma, teksa kjo e bën atë shitjen më fitimprurëse në historinë e Bolognas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori