Numri i refugjatëve në korridorin e ri ballkanik rritet, Hungaria sapo ka kërkuar ndërtimin gratis të gardhit kufitar. Një trafikant shqiptar nga Mali i Zi dhe dy refugjatë pakistanezë tregojnë historitë e tyre për “Der Spiegel”.
Burri është i hutuar. “Atje presin shumë. Ama tepër”, thotë ai me bindje. “Nuk mund të ankohem për urdhrat”.
Ai thith edhe një cigare dhe pi një espresso ekstra të fortë. Një kafe në bulevardin ‘Skenderbeg’ të Ulqinit, një qytet bregdetar në jug të Malit të Zi, pak më tej nga kufiri me Shqipërinë.
Bajrami, rreth të dyzetave, me flokë të zeza, i parruar prej tre ditësh, flet me kusht që emri i tij i vërtetë të mos publikohet. Sepse ai është trafikant – ai organizon refugjatët ilegalë për t’u futur nga Shqipëria veriore drejt Malit të Zi dhe i shoqëron më tej përmes vendit.
Bajrami është shqiptar nga Ulqini dhe ka përfunduar klasën e tetë. Nuk ka profesion të vetin dhe ka punuar punë të ndryshme kriminale. Thotë se ka lidhje nga Turqia mbi Shqipërinë deri në Gjermani. Tre fëmijët e tij të rritur, kanë marrë këshilla që të merren me “punë legale” – individualisht dhe në gastronomi.
Ai vetë punon prej katër vjetësh si trafikant, së bashku me të njohur. Fillimisht ka punuar në korridorin ballkanik të 2015 përmes Serbisë, Rumanisë dhe Hungarisë deri në Gjermani; kurse tani me korridorin e rij të refugjatëve nga Shqipëria në Malin e Zi.
Në pyetjet e “Der Spiegel” se “me kë punon?”, “cili është shefi i tij?”, Bajrami qesh dhe tregon se ka shumë lidhje. Për më shumë informacione ai kërkon para.
Refugjatët nga Mali i Zi shkojnë drejt Bosnjës, e cila e para e hodhi alarmin, ndërsa më pas orientohen drejt Kroacisë dhe Sllovenisë. Qëllimi i tyrë është të strehohen në Gjermani ose Itali. Gjatë këtij viti rreth 5000 refugjatë kanë kaluar në Bosnjë, ndërsa gjithë 2017 ishin vetëm 755.
“Duhet të mbrohemi nga ky invasion”, tha presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik. Qeveritë e Serbisë dhe Malit të Zi duhet të kontrollojnë më mirë kufijtë dhe ti marrin mbrapsht refugjatët, përcjell albinfo.ch.
Austria është më e shqetësuara për shtimin e refugjatëve dhe ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Hashim Thaçi që të bllokojnë kufirin për refugjatët.
“Gjithçka kemi në kontroll”
Për artikullin e “Der Spiegel”, që është ndër më të lexuarit në Gjermani, ka folur edhe ministri i brendshëm malazez. Ai thotë se përkundër rritjes së numrit të refugjatëve, “situata është nën kontroll”, por ka edhe një ankesë për palën shqiptare.
“Problemi i vetëm i vogël për Malin e Zi është që Shqipëria nuk pranon t’i marrë mbrapsht refugjatët. Për këtë jemi duke biseduar me qeverinë shqiptare, që të arrijmë një zgjidhje”, tha Vojislav Dragoviq.
Hungaria i ka ofruar gardh çeliku 25 kilometra të gjatë, për ta vendosur në kufi – kryeministri hungarez Viktor Orbán ka marrëdhënie të mira prej kohësh me presidentin malazez Milo Gjukanoviq.
“Tash për tash nuk mendojmë për të ndërtuar gardhin në kufi”, mendon Dragoviq. “Por nëse një gjë të tillë ndërtojnë Kosova, Serbia, Bosnja dhe Shqipëria, atëherë do e ndërtojmë edhe ne”.
Raportuesi i magazinës më të madhe europiane, që ka vizituar edhe Shqipërinë, tregon se në Shkodër nuk ka qendër azili, dhe mbase për këtë refugjatët nuk duken nëpër rrugë. Megjithatë vërehet një shtim i forcave policore.
Refugjatët stacionin e fundit në Shqipëri e kanë fshatin Shtuf, në veri të kufirit në Muriqan. Deri këtu ata vijnë me taksi, ndërsa më pas kalojnë kufirin me këmbë, ku në anën malezeze i pret taksi tjetër ose ndonjë mjet transportues.
Në Shtuf rrugët janë me kalldrëm, ndërsa asnjë banor nuk dëshiron të flasë hapur për refugjatët.
Historia e dy pakistanezëve
Para disa ditësh nëpër këtë fshat kanë kaluar edhe dy refugjatë nga Pakistani Ziaul Haq dhe Mehran Habib, të cilët tani ndodhen në qendrën e azilit në Podgoricë. Ata tregojnë se janë larguar nga qyteti me shumicë shia në Lahore, pasi si suni kanë qenë të kërcënuar. Haq ka mbetur i papunë prej në fund të 2016, kur u largua nga Arabia Saudite. Atje punonte në një shitore celularësh.
Mali i Zi nuk ka probleme me refugjatët, pasi në fund të fundit, pas pak ditësh ata largohen drejt Bosnjës.
Këtë kërkojnë edhe Mehran Habib me Ziaul Haq – qëllimi i tyre është Gjermania dhe Italia. Ata e pranojnë se janë të gatshëm të paguajnë ndokënd për t’i organizuar më tej drejt udhëtimit. Çdo udhëtim i i ri kushton disa qindra euro. Tani presin përsëri thirrjen e ndonjë të njohuri.
“Ai është i besueshëm. Ai na ofron korridor të mirë”, thonë të dy.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë