LAJMI I FUNDIT:

Shitësja mundohej ta ndalonte hajnin, të pranishmit vetëm qeshnin dhe e filmonin ngjarjen (Foto)

Shitësja mundohej ta ndalonte hajnin, të pranishmit vetëm qeshnin dhe e filmonin ngjarjen (Foto)

Hajnin që hyri në një furrë buke në Londër, shitësja u mundua ta ndalonte fizikisht, ndërsa mbante në dorë edhe telefonin dhe kërkonte ndihmën e policisë.

Në të njëjtën kohë, të pranishmit vetëm qeshnin dhe filmonin ngjarjen, pa u përpjekur të ndihmonin, transmeton Telegrafi


Videoja që është larguar prej internetit, e tregon hajnin që hyn në lokal në mes të ditës dhe e mbushë çantën me pije, para se të largohej. Me gjithë ndalimet e shitëses, ai ishte shumë më i fuqishëm dhe arriti të ikte.

Përpjekjet e shitëses për ta ndaluar hajnin

Ngjarja është shpërndarë nëpër platforma të ndryshme, për të rritur vetëdijen në dhënien e ndihmës së tjetrit, për dallim prej atyre që rrinë inferiorë dhe nuk intervenojnë. /Telegrafi/