LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Është koha që ne të reagojmë, në vjeshtë aksion gjithëpërfshirës për pastrimin e Kosovës

Haradinaj: Është koha që ne të reagojmë, në vjeshtë aksion gjithëpërfshirës për pastrimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar të gjithë partnerët si Bashkimi Evropian (BE), KFOR-i, FSK-ja, Policia, Zjarrfikësit, njësitë rajonale dhe regjionale të pastrimit të mbeturinave që të bëhen bashkë, në mënyrë që në vjeshtë sipas tij, ta bëjmë njëherë një pastrim gjeneral në Kosovë, prej mbetjeve nga mbeturinat që janë bërë qe 20 vjet.

Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të shefit të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj tha se gjendja në Kosovë nuk është e kënaqshme sa i përket çështjeve mjedisore, por ky është momenti i fundit kur ne duhet të reagojmë.


“Është koha e fundit, kur ne duhet ta kuptojmë rëndësinë e mbrojtjes së ambientit”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se mungesa e hapësirave të gjelbra në vendet urbane dhe ndotja e ajrit, janë çështje që na preokupojnë në vazhdimësi.

Ai falënderoi me këtë rast Komisionin Evropian (KE) dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar me fonde, donacione dhe grante, në projekte që i dedikohen ambientit dhe përmirësimit të tij.

“Miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë ndihmuar, që të fillojmë jetën në kushte emergjente pas shkatërrimeve që kanë ndodhë në vitin ’99 dhe tani po vazhdojnë të na mbështesin në përmirësimin e ambientit”, tha Haradinaj.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, tha se resurset natyrore të Kosovës janë te limituara dhe duhet të shfrytëzohen në mënyrë të duhur.

“Kosova duhet te ndryshojë qasjen sa i përket mbrojtjes së ambient. Zhvillimi i qëndrueshëm është pjesë e integrimit të Kosovës në BE”, tha Apostolova, duke shtuar se 50 milionë euro nga BE-ja janë investuar në projekte për mjedisin në këto dhjetë vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Lajme
MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Lajme
​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

Arsim
Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Lajme
Kalo në kategori