LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Largimi i OBRM-PDUKM-së nga Kuvendi tregon që kjo parti është jo serioze

LSDM: Largimi i OBRM-PDUKM-së nga Kuvendi tregon që kjo parti është jo serioze

LSDM-ja ka reaguar në lidhje me aktin e lëshimit të seancës kuvendore nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, pas shpalljes së aktgjykimit për dënimin me dy vite të Nikolla Gruevskit, për lëndën “Tanku”.

Sipas partisë në pushtet, ky akt i partisë opozitare paraqet joseriozitet, dhe se nuk mendojnë për qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja konsideron se OBRM-PDUKM-ja i iku përballjes me argumentet në Kuvend, pikërisht në ditën kur Zaev do të përballet me Mickoskin.


Kjo parti vlerëson se sjellja e këtillë vërteton se OBRM-PDUKM-ja është subjekt politik joserioz./Telegrafi/

Pas vendimit të gjykatës për Gruevski, deputetët e OBRM-PDUKM-së e lëshuan seancën kuvendore
Lexo po ashtu Pas vendimit të gjykatës për Gruevski, deputetët e OBRM-PDUKM-së e lëshuan seancën kuvendore