LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen policët e dhunës ndaj të riut që humbi jetën në qelinë e Korçës (Video)

Identifikohen policët e dhunës ndaj të riut që humbi jetën në qelinë e Korçës (Video)

Policia ka identifikuar efektivët që hynë në qelinë ku mbahej Enea Ftoi në komisariatin e Korçës, ku i riu fumbi jetën 27-vjeçari.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave që po heton vdekjen e të arrestuarit ka marrë kamerat e sigurisë që ndodhen vetëm në korridoret e komisariatit.


Aty duken policet që kanë hyrë e kanë dalë nga qelia, ndërsa në dhomën e izolimit nuk ka kamera sigurie.

Emrat e policëve të dyshuar për ushtrim dhune nuk bëhet të ditur, ndërsa bashkëshortja e viktimës, ka dëshmuar se i shoqi i kishte përmendur dy emra policësh, Alqi dhe Kreshniku.

Për të hetuar në lidhje me ngjarjen në drejtorinë e Policisë së Korçës ka shkuar edhe drejtuesja e Shërbimit të Brendshëm në polici, Anila Trimi, transmeton tch.

Arsyet e vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoi nuk janë bërë ende publike, ndërsa thuhet se atij i ka ndaluar zemra, por siç pretendojnë familjarët, 27-vjeçari është rrahur aq sa i janë shkaktuar hematoma në disa pjesë të trupit. Familjarët e tij e filmuan të ndjerin në morg për të faktuar dhunën.

Enea Ftoi ishte arrestuar për akuzën e vjedhjes me dhunë dhe sipas informacioneve ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike. 27-vjeçari i kishte rrëmbyer varësen një gruaje në rrugë dhe policia e kishte kapur dhe mbyllur në qeli.

Ai pritej të dilte para gjykatës, por familjarët atje mësuan se Enea kishte vdekur.

Nga verifikimet e para, sipas burimeve, SHÇBA ka identifikuar të gjithë punonjësit e policisë të cilët kanë qenë në detyrë ditën e mërkurë. Për rastin e rëndë SHÇBA ka bërë referimet përkatëse edhe në prokurori ndërkohë që i është marrë kallzim edhe bashkëshortes së të ndjerit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori