Konferenca katër ditore “Diaspora Flet” ka mbledhur sonte në Prishtinë shumë përfaqësues nga diaspora nga të gjitha shtetet e botës.
Në hapje të kësaj konference që do të zgjas katër ditë kanë marr pjesë edhe ministrat e Diasporës të Qeverisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Dardan Gashi, Pandeli Majko dhe Edmond Ademi përveç që kanë mbajtur fjalime kanë dëgjuar edhe pyetjet e bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në botë.
E pyetjet e tyre ishin të shumta, në veçanti për lehtësimin e procedurave për marrje të dokumenteve, heqjen e Kartonit të Gjelbër për, librat shqip, investime në vendet e tyre e shumë çështje tjera.
Në konferencën e organizuar nga organizata Germin një fjalë hyrëse fillimisht e ka mbajtur themeluesi i Diaspora Matters nga Irlanda Kignsley Aikins.
Ai ka treguar për përvojat e diasporës irlandeze dhe mënyra e formimit të saj.
Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës Dardan Gashi e ka filluar me lansimin e një souftweri që mundëson pagesën e policave të sigurimit.
Gashi bëri të ditur se Qeveria e Kosovës e ka një ide për themelimin e një banke për diasporën
“Ne jemi duke shikuar mundësinë e një banke për diasporën për remitencat. Kjo do të ishte një mundësi për kanalizimin e remitencave dhe jo vetëm të tyre. Po ndalemi pak te investimet e diasporë në Kosovë. Këtu shumica e investimeve janë nga diaspora. Ata janë investitorët kyç”, tha Gashi.
Para të pranishmëve Gashi tha se janë duke punuar që në të gjitha ambasadat të vendosen atashe që do të merren vetëm me diasporën.
Ai madje tha se ajo që do të ishte më e denja do të ishte që diasporës t’i mundësohet votimi sikurse të gjithë qytetarëve tjerë.
“Reprezentimi më i denjë që ne mund të bëjnë për diasporën është që atyre t’ua mundësojnë votimin sit ë gjithë qytetarët tjerë të Kosovës. Ne kemi 400 mijë njerëz me shtetësi të Kosovës por që nuk munden të votojnë. E drejta e votës do të thotë edhe të drejtë në vendimmarrje”, tha Gashi.
Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë Pandeli Majko tregoi se tashmë në Shqipëri janë miratuar një varg ligjesh që kanë të bëjnë me diasporën ndërsa së shpejti do të formohet edhe një Këshill i veqantë për diasporën ku do të marrin pjesë përfaqësues nga shtetet evropiane, SHBA-ja dhe Kanadaja.
Majko diasporën e ka cilësuar si vlerë të rëndësishme kombëtare.
“Ne jemi duke bërë jo thjesht një marrëveshje pasi që të gjitha problemet që ka diaspora është bashkëpunimi. Ne kemi filluar një bashkëpunim së pari me Kosovën e pastaj edhe me Maqedoninë, e së shpejti edhe me Malin e Zi, prandaj duhet ta përfundojmë edhe një çështje atë të diasporës pasi që kombi shqiptar diasporën e ka një cilësi kombëtare”, tha Majko.
Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm sesa anëtarët tjerë të Qeverisë
Ndërsa ministri i Diasporës në Maqedoni Edmond Ademi tha se Maqedonia për 27 vjet nuk ka pasur as strategji kombëtare për bashkëpunim me diasporën as diç për diasporën.
Tash sipas tij me formimin e Ministrisë së Diasporës gjërat kanë filluar të ecin për së mbari ndërsa në veçanti një strategji për diasporën si dhe një ligj që Parlamenti ka miratuar dhe sipas Ligjit për Investime të Huaja, ku përveç atyre të huaja shteti subvencionon edhe investime nga diaspora.
“Ky është një ligj që përkrah investimet e huaja dhe të brendshme por në një nen të veçantë ka të bëjë edhe me diasporën. Ky është një diskriminim pozitiv për diasporën. Është një ndihmë që shteti mund të përkrahë deri në një miliardë euro”, tha Ademi .
Kjo ngjarje do të vazhdojë deri më 20 maj ndërsa nesër do të mbahet një seancë pune në Kuvendin e Kosovës ku do të flasin edhe shqiptarë që udhëheqin biznese të fuqishme në Amerikë dhe Evropë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Voziti 146 km/h, policia dënon me 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe ndalim vozitje për tre muaj
Mariçiq-Bomgartner: Integrimi evropian është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të RMV-së
Pamje nga Struga, qyteti piktoresk që njihet për shumë gjëra
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit