LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian parashikon rritje të ekonomisë së Turqisë

Komisioni Evropian parashikon rritje të ekonomisë së Turqisë

Komisioni Evropian ka njoftuar se ekonomia e Turqisë pritet të rritet me 4.7 për qind në fund të këtij viti dhe me 4.2 për qind në fund të vitit 2019.

Kjo bëhet e ditur në raportin e publikuar “Parashikimet Ekonomike Evropiane” të sezonit të pranverës 2018 të Këshillit të Evropës.

Sipas raportit, ekonomia e Turqisë pritet të rritet me 4.7 për qind në fund të këtij viti, dhe me 4.2 për qind në fund të vitit 2019.


Në raport vihet në dukje se parashikohet rënie prej 10.9 për qind në fund të këtij viti dhe një rënie prej 9 për qind të inflacionit në vitin 2019 në Turqi. Më tej thuhet se deficiti tregtar i Prodhimit të Brendshëm Bruto pritet të realizohet në normën 6 për qind në fund të këtij viti dhe 5.6 për qind në fund të vitit të ardhshëm, shkruan AA.

Po ashtu, në raport parashikohet që shkalla e papunësisë të jetë 9.8 për qind në fund të këtij viti në Turqi dhe 9.4 për qind për vitin 2019.

“Vrulli i fortë ekonomik në gjysmën e parë të vitit të kaluar do të humbasë ngadalë energjinë e tij. Forca lëvizëse në kërkesë është drejtuar në konsumin e brendshëm nga nxitjet e forta të qeverisë dhe kërkesave të jashtme. Së bashku me normat e ulëta të interesit, zhvillimet pozitive në tregun e punës dhe rritjet e pagave do të vazhdojnë të mbështesin konsumin privat dhe investimet private në një masë më të vogël”, thuhet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me vlerësimet për ekonominë e Turqisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Kalo në kategori