LAJMI I FUNDIT:

Masakra me 58 të vrarë në Las Vegas, për herë të parë publikohen pamjet kur policia futet në dhomën e vrasësit (Video)

Masakra me 58 të vrarë në Las Vegas, për herë të parë publikohen pamjet kur policia futet në dhomën e vrasësit (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti kur policia hyn në suitën e Stephen Paddock në hotelin e Mandalay Bay më 1 tetor të vitit 2017.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, 64-vjeçari hapi zjarr në një turmë të festivalit muzikor të Las Vegas, duke vrarë 58 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 500 të tjerë – para se të vriste veten.


Ndërkohë janë publikuar pamje që tregojnë momentin kur policia futet në dhomën e hotelit nga i cili një person i armatosur sapo kishte kryer vrasjen më makabre në historinë moderne amerikane.

Masakra në Las Vegas, pas gjashtë muajsh publikohen pamjet kur sulmuesi kishte sjellë 21 çanta të mbushura me armë në hotel (Foto/Video)
Lexo po ashtu Masakra në Las Vegas, pas gjashtë muajsh publikohen pamjet kur sulmuesi kishte sjellë 21 çanta të mbushura me armë në hotel (Foto/Video)

Siç thuhet më tej, policët e Las Vegas zbuluan Stephen Paddock, i cili kishte vrarë 58 vetë dhe plagosi qindra të tjerë, të vdekur në dysheme, të rrethuar nga dhjetëra armë, disa prej të cilave ishin modifikuar për të shkaktuar sa më shumë dhimbje dhe vdekje të jetë e mundur.

Para se të futeshin në dhomën e tij, oficerët thuhet se u gjenden në kazinon e Mandalay Bay, e cila ishte ende e mbushur me njerëz që luanin lojëra elektronike dhe duke pirë, duke mos qenë të vetëdijshëm se brenda hotelit ishte një vrasës i keq.

Vrau 59 njerëz dhe plagosi qindra të tjerë – sulmuesi i Las Vegasit thuhet se përdori një “pajisje speciale” për ta bërë këtë! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vrau 59 njerëz dhe plagosi qindra të tjerë – sulmuesi i Las Vegasit thuhet se përdori një “pajisje speciale” për ta bërë këtë! (Foto/Video)

“Ju duhet të nxirrni të gjithë jashtë”, u ka thënë njerëzve një oficer duke shtuar, “Ka një të armatosur lart. Ai tashmë ka vrarë njerëz të shumtë”.

Ndërkohë thuhet se videoja tregon oficerët duke kontrolluar në mënyrë metodike dhomat në katet 29, 30 dhe 31, para se të hynte në dhomën e Paddock në katin e 32-të.

Gjithçka që duhet të dini për sulmuesin në Las Vegas, i cili përdori dhjetë lloje të armëve për të vrarë 58 persona dhe plagosur qindra të tjerë (Foto)
Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për sulmuesin në Las Vegas, i cili përdori dhjetë lloje të armëve për të vrarë 58 persona dhe plagosur qindra të tjerë (Foto)

Brenda, trupi i Paddock është parë i shtrirë në shpinë, i veshur me pantallona të errëta dhe një këmishë me mëngë të gjata, me një dorezë në dorën e majtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Azia
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian

Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian

Azia
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

Evropa
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Botë
Kalo në kategori