LAJMI I FUNDIT:

Masakra në Las Vegas, pas gjashtë muajsh publikohen pamjet kur sulmuesi kishte sjellë 21 çanta të mbushura me armë në hotel (Foto/Video)

Masakra në Las Vegas, pas gjashtë muajsh publikohen pamjet kur sulmuesi kishte sjellë 21 çanta të mbushura me armë në hotel (Foto/Video)

Kur kanë kaluar rreth gjashtë muaj që nga masakra e ndodhur nga një sulm nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay në Las Vegas, janë publikuar disa pamje interesante ku shihet sulmuesi Stephen Paddock, një javë para sulmit.


Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të cilat tregojnë momentin kur sulmuesi sjell 21 çanta të mbushura me armë në hotel, para masakrës.

Gjithçka që duhet të dini për sulmuesin në Las Vegas, i cili përdori dhjetë lloje të armëve për të vrarë 58 persona dhe plagosur qindra të tjerë (Foto)
Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për sulmuesin në Las Vegas, i cili përdori dhjetë lloje të armëve për të vrarë 58 persona dhe plagosur qindra të tjerë (Foto)

Me njërën dorë në xhepin e tij, Stephen Paddock duket si çdo mysafir tjetër, ndërsa bisedon në mënyrë miqësore me një punëtor të hotelit.

Ndërsa në dorën tjetër mban një valixhe dhe së paku pesë të tjera janë në një karrocë për t’u dërguar në dhomën e tij.

Vrau 59 njerëz dhe plagosi qindra të tjerë – sulmuesi i Las Vegasit thuhet se përdori një “pajisje speciale” për ta bërë këtë! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vrau 59 njerëz dhe plagosi qindra të tjerë – sulmuesi i Las Vegasit thuhet se përdori një “pajisje speciale” për ta bërë këtë! (Foto/Video)

Ajo që punonjësi i hotelit nuk e dinte në atë kohë, shkruajnë mediat, është se bagazhi i Paddock ishte i mbushur me armë dhe municion dhe mysafiri VIP ishte gati për të kryer vrasje masive.

Dhe askush nuk e di se çfarë e çoi Paddock, një 64-vjeçar pa histori kriminale, për të kryer masakrën, nga e cila përveç 58 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori