LAJMI I FUNDIT:

Shpend Bajrami: Respekt për Prishtinën, por titulli do të vjen në Prizren

Shpend Bajrami: Respekt për Prishtinën, por titulli do të vjen në Prizren

Bashkimi ka shënuar fitoren e tretë në kuadër të ‘play-off’ të basketbollit të Kosovës.

Prizrenasit janë finalist të parë pas triumfit të tretë kundër Rahovecit me rezultat 106-91.

Pas takimit ka folur zyrtari i klubit portokallezinj, Shpend Bajrami, i cili ka vlerësuar klubin rahovecian.


“Rahoveci ishte një kundërshtar si gjithë të tjerët. Vetë fakti se ishin në ‘play-off’, tregon se ishin ekip serioz dhe i fortë. Por, ne ishim më të përgatitur dhe kemi lojtar më të mirë këtë sezon. I uroj suksese në të ardhme rahovecianëve”, tha Bajrami për Telegrafin.

Ai më tutje ka folur edhe për takimin final, ku beson se do të takohet me skuadrën e Sigal Prishtinës.

“Besoj se prishtinasit do të jenë kundërshtarët tanë. Prishtina ka një ekip të mirë dhe kjo u dëshmua edhe gjatë gjithë sezonit. Me pak fat triumfuan kundër nesh në finale të Kupës”.

“Por, tani do të jetë krejtësisht ndryshe pasi që ekipi ynë është më i pjekur dhe luajmë më me siguri. Për dallim prej viteve të tjera, kësaj radhe titulli i kampionit do të vjen në Prizren. Këtë e bazoj në fuqinë e ekipit dhe përvojën e lojtarëve. Natyrisht, na duhet edhe ndihma e tifozëve të Arpagjik’t, të cilët i ftoj të na përkrahin si kurrë më parë në ndeshjet e finaleve”, pohoi Bajrami.

Bashkimi në finale do të pres fituesin mes Golden Eagle Ylit dhe Sigal Prishtinës, ku në dy takimet e para kanë triumfuar prishtinasit. /Telegrafi/