LAJMI I FUNDIT:

Nga viti 2021, për të udhëtuar në Evropë duhet kërkuar leje nga BE-ja, përmes internetit

Nga viti 2021, për të udhëtuar në Evropë duhet kërkuar leje nga BE-ja, përmes internetit

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të detyrohen prej vitit 2021 përmes internetit nga BE-ja të marrin leje për hyrje në hapësirën Shengen, duke paguar shtatë euro.

Edhe pse ata nuk kanë nevojë për vizë, siç konfirmohet nga agjencia e lajmeve Beta, qytetarët do të duhet të paguajnë një tarifë si pjesë e masave që do të hyjnë në fuqi në vitin 2021.

Ky vendim, i cili u shpall vjeshtën e kaluar dhe për të cilin u pajtuan ambasadorët e vendeve të BE-së, tani duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian dhe më pas të miratohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, dhe nga janari 2021 do të hyjë në fuqi brenda sistemit Ethias, përcjell Telegrafi.


Kjo do të përfshijë të gjithë shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, të cilat nuk kanë nevojë të kërkojnë një vizë hyrëse në zonën Shengen, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë thënë zyrtarë në Këshillin e Ministrave.

Pas bërjes së kërkesës, udhëtari i cili ka për qëllim të shkojë në zonën Shengen brenda 96 orëve d o të marrë një përgjigje, përkatësisht 96 orë pasi në sistemin Ethias të pranohet kërkesa, nëse është e nevojshme për verifikim shtesë të të dhënave.

Leja për udhëtim do të jetë e vlefshme për tre vjet, deri në fund të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, sipas një shpjegimi të masave brenda sistemit Ethias.

Për më tepër lexo KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori