LAJMI I FUNDIT:

Christine Lagarde: Tregtia botërore duhet të ketë një çështje besimi

Christine Lagarde: Tregtia botërore duhet të ketë një çështje besimi

Mungesa e besimit midis partnerëve tregtarë botëror duhet të zgjidhet, tha Christine Lagarde, drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Tensionet në tregtinë botërore në muajt e fundit janë theksuar nga SHBA-ja me vendosjen e tarifave të reja për metalet. Administrata Trump ka vendosur rregulla të rrepta për mallrat kineze që lidhen me thyerjen e pronësisë intelektuale brenda SHBA-së, në anën tjetër Pekini përgatiti masat hakmarrëse, por tha se është e gatshme të flasë me SHBA-në. Trump ka kërcënuar që të vendosë tarifa shtesë me vlerë prej 100 miliardë dollarësh në Kinë.


Kur Langarde gjatë një interviste për CNBC u pyet nëse detyrimet imponuese ishin një mënyrë e suksesshme për të detyruar partnerët të negocionin kushtet e tregtisë, ajo tha se “Unë besoj se ka një çështje besimi që duhet të ruhet”, përcjell Telegrafi.

Duke folur në konferencën e Bankës Botërore dhe FMN-së në Uashington, ajo shtoi se “Kur operatorët, investitorët, kompanitë janë të pasigurt rreth kushteve nën të cilat do të organizojnë zinxhirin e furnizimit, kushtet me të cilët tregtojnë, llojet e tarifave që ata do të duhet të paguajnë, atëherë ata kthehen prapa dhe nuk investojnë”.

Duke bërë thirrje për një qëndrim “të vendosur” për të trajtuar çështjet tregtare, Lagarde tha se “Në fund të ditës, ndërmarrjet, kompanitë, korporatat nuk njohin kufij… Ne e dimë nga historia që barrierat e njëanshme, masat, tarifat e vendosura në mënyrë të njëanshme nuk sjellin efekte të veçanta”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Kalo në kategori