LAJMI I FUNDIT:

Spalletti kërkon përkushtim shtesë ndaj Cagliarit

Spalletti kërkon përkushtim shtesë ndaj Cagliarit

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, pret diçka më shumë nga zikaltrit në takimin ndaj Cagliarit të martën mbrëma.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për klubin nga Milano pasi ata janë në garë të ngushtë me Lazion dhe Romën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.


“Të gjitha ndeshjet janë të vështira në këtë pikë të sezonit”, ka thënë Spalletti për Premium Sport.

Spalletti pasi Roma eliminoi Barçën: Është një rezultat i rëndësishëm për futbollin italian
Lexo po ashtu Spalletti pasi Roma eliminoi Barçën: Është një rezultat i rëndësishëm për futbollin italian

“Nga pozita jonë në tabelë dhe nga e tyre është një ndeshje e komplikuar që do karakter dhe kualitete teknike”.

“Duhet të luftojmë për çdo top, pres diçka më shumë, duhet të përmirësohemi dhe mendoj se na duhet një paraqitje e mirë”.

“Roma? Nëse shikojmë ndeshjet e tyre të mbetura ne kemi një avantazh të lehtë”.

Icard dhe Spalletti gjatë ndeshjes mes Interit dhe Cagliarit (Foto: Getty Images)

“Sa për Mauro Icardin, pres që të gjithë të japin gjithçka nga vetja deri në fund dhe të jenë në dispozicion të skuadrës”.

“Ai tashmë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe do ta përsërisë në gjashtë ndeshjet e fundit”, ka shtuar Spalletti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori