LAJMI I FUNDIT:

Dimitris Tzanakopoulos: Marrëveshja e re për emrin duhet të jetë edhe emër kushtetues

Dimitris Tzanakopoulos: Marrëveshja e re për emrin duhet të jetë edhe emër kushtetues

Zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër pa portofol në Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos thotë se emri i sapo rënë dakord duhet gjithashtu të jetë emër kushtetues i vendit fqinj, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentit të AIM-ës nga Athina nëse Greqia do të pranonte një emër që do të ishte vetëm për përdorim ndërkombëtar, por jo edhe për përdorim të brendshëm, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Sigurisht që pranojmë vështirësi politike dhe pengesa me të cilat po përballet një marrëveshje e tillë, por pengesat nuk janë vetëm tek IRJM, por edhe në Greqinë. Fqinjët tanë duhet ta kuptojnë se zgjidhja reciproke të pranueshme është si një parakusht i lëshimeve nga të dyja palët. Greqia ndoshta është në mes të urës dhe pret që IRJM të kalojë rrugën e nevojshme për të arritur pikërisht një marrëveshje të tillë. Ne vazhdojmë të negociojmë dhe presim hapat e ardhshme të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Ne nuk duhet humbur dritaren e mundësisë çka na është dhënë për një zgjidhje”, tha Dimitris Tzanakopoulos në një fjalim hyrës në takimin e sotëm me gazetarët grekë dhe korrespondentët e huaj.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë greke “që marrëveshje të jetë adekuate dhe e qëndrueshme marrëveshja duhet të mbulojë këto dy kushte” dhe negociatat të vazhdojnë, si dhe “përpjekjet e mëdha për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciproke”. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori