LAJMI I FUNDIT:

McGregor e do me çdo kusht duelin ndaj Nurmagomedov, është i gatshëm të ndeshet edhe pa para

McGregor e do me çdo kusht duelin ndaj Nurmagomedov, është i gatshëm të ndeshet edhe pa para
(Foto: Getty Images)

Conor McGregor dëshiron me çdo kusht që të ndeshet me Khabib Nurmagomedov, saqë është i gatshëm të hyjë me të në Tetëkëndësh edhe pa para.

The Irish Sun bën të ditur se ylli nga Dublini kësaj radhe nuk është i interesuar për përfitimet, por për meçin.


Një burimi pranë kampit të 29-vjeçarit ka bërë të ditur se kjo është përballja që ‘The Notorious’ e do më së shumti dhe do të bëjë gjithçka që mundet për t’i rregulluar raportet me shefin e UFC-së, Dana White, pas incidentit në Brooklyn.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Getty Images)

McGregor shkaktoi kaos në Barclays Center duke hedhur gjësende drejt autobusit të UFC-së, në të cilin u lënduan disa luftëtarë MMA, ndërsa në autobus ndodhej edhe Khabib. Conori u arrestua nga policia njujorkeze, ndërsa në qershor do të paraqitet në gjykatë nënë akuzat për sulm dhe sjellje kriminale.

Të gjitha lajmet për Conor McGregor
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Conor McGregor

Në ndërkohë, Nurmagomedov u shpall kampion në kategorinë e peshave të lehta në UFC, pas triumfit ndaj Al Iaquinta. Ky titull më herët i takonte irlandezit, mirëpo White vendosi t’ia merrte për shkak se nuk e kishte mbrojtur që nga viti 2016.

Dhe përkundër se do të ketë punë me gjykatën më 14 qershor, McGregor dëshiron të arrijë marrëveshje për t’u përballur me Khabibin në Tetëkëndësh.

Conor McGregor në seancë dëgjimore pas arrestimit (Foto: Getty Images)

“Conor është duke u përpjekur të bëjë gjithçka që mundet për t’u thyer në kafaz dhe e dëshiron me çdo kusht meçin ndaj Khabibit”.

“Kurrë më parë nuk e ka dashur një duel kaq shumë. Nuk i interesojnë aspak paratë, thjesht dëshiron të përballet një me një me këtë tipin, sepse mendon se e gjithë kjo situatë është shkaktuar nga ai dhe dëshiron ta bëjë që të paguajë”.

“Ai do ta zhvillonte këtë meç edhe për kikirikë, dëshiron që të ndodhë”, ka thënë një burim për The Irish Sun.

Ishte raportuar se irlandezi kishte shkuar në New York për ta paralajmëruar meçin, para se gjërat të shkonin për të keq në Barclays Center në Brooklyn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori