Gjermania kërkon rregulla të qarta në rrjetet sociale pas skandalit të Facebook-ut
Numri i përdoruesve të Facebook-ut të keqpërdorur nga Cambridge Analytica është më i madh se që u tha në fillim. Zuckerberg shpreh keqardhje dhe bën autokritikë, por ekspertët janë skeptikë.
Skandali i të dhënave në Facebook vazhdon të ketë konsekuenca. Ndërsa në fillim u tha se numri i përdoruesve të rrjetit social, të dhënat e të cilëve janë përdorur nga firma kërkimore Cambridge Analytica, tani flitet për 87 milionë anëtarë. Të dhënat e një shumë përdoruesve u shfrytëzuan në fushatën zgjedhore të SHBA, por edhe përdoruesit gjermanë janë të prekur, gjithsej 310 mijë.
Në fakt prej këtyre vetëm 65 përdorues kishin plotësuar formularin e Cambridge Analytica, me anë të të cilit, kjo kompani u ka vjedhur të dhënat atyre dhe miqve të tyre, dhe miqve të miqve të tyre e kështu me radhë. Ndër të tjera, të dhënat i janë dhënë stafit të fushatës zgjedhore të Donald Trump-it.
Facebook-u e dinte qysh në vitin 2015 se Cambridge Analytica vidhte datat e përdoruesve. Por ky fakt vetëm tani depërtoi në publik.
“Facebook-u është një rrjet jotransparent. Parimet etike bëhen viktima të interesave komerciale”, tha ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Barley.
Barley i bën thirrje rrjetit social që të marrë masa në nivel ndërkombëtar dhe bëri të ditur se tashmë po kontrollohet mundësia e rregullimit në nivel evropian.
“Duhet të caktojmë kërkesa të qarta për operatorët e rrjeteve sociale në nivel evropian”, tha ajo.
Përveç kësaj, Facebook-u duhet t’u zbulojë autoriteteve të BE-së mënyrën e funksionimit të algoritmeve të tij.
Në një telekonferencë me gazetarët të mërkurën, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ishte treguar vetëkritik, duke thënë se Facebook-u nuk kishte bërë mjaft për të mbrojtur përdoruesit e tij.
“Ky ishte gabimi ynë, ky ishte gabimi im”, pranoi Zuckerberg.
Rrjeti social ndërkohë e ka hequr funksionin e kërkimit të anëtarëve nëpërmjet adresave të e-mailit ose numrave të telefonit dhe e ka kufizuar qasjen e zhvilluesve të aplikacioneve te të dhënat e përdoruesve. Zuckerberg do të dalë më 11 prill para Kongresit amerikan. Ai theksoi në telekonferencë se e gjen të mirë rregulloren e re evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale që do të hyjë në fuqi më 25 maj.
“Rregullimet janë diçka shumë pozitive”, tha ai.
Specialisti i Facebook-ut, Hendrik Unger, në një bisedë me Deutsche Welle, megjithatë nuk beson se Facebook-u do të ndryshojë shumë në të ardhmen.
“Zuckerberg-u duhej të kërkonte falje në emër të aksionarëve të aksioneve të tij. Por Facebook-u është një rrjet i hapur, ku ne paguajmë me të dhënat tona dhe çdo reklamues mund të na adresohet”, thotë Unger. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Mësohet koha kur do të dalë GTA VI
Pesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Android më i pasigurti
Apple mund ta prezantojë iPhone-in e palosshëm në vitin 2023
iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max peshojnë më pak për shkak të kornizës me titan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare