LAJMI I FUNDIT:

Android më i pasigurti

Android më i pasigurti

Sipas raportit të cilin e ka publikuar kompania McAfee, iOS i Apple është dukshëm përpara Androidit për sa i përket sigurisë, por duhet thënë se asnjë platformë nuk gëzon sigurinë absolute.

McAfee në raportin e vet thekson se Apple bëri punë të mirë në mbrojtjen e shfrytëzuesve të pajisjeve të veta nga kërcënimet e ndryshme të sigurisë. Në të vërtetë, deri tani nuk është i njohur as një rast i infektimit me softuer keqdashës të shfrytëzuesve të iPhone, respektivisht të atyre të cilët nuk bërë jailbreak pajisjet e tyre. Si një nga arsyet kryesore të sigurisë së pajisjeve të bazuara në iOS theksohet kufizimi nga Apple i mënyrës në të cilën shfrytëzuesit mund ti qasen aplikacioneve.

Nga ana tjetër, metoda e Google për distribucionin e softuerit është më e hapur, por kjo sjell edhe rreziqet e sigurisë. Në të vërtetë, edhe pse Google e kontrollon Android Market-in, shfrytëzuesit kanë mundësinë që të instalojnë aplikacione për Android nga faqet e ndryshme të pavarura të cilat nuk kanë patjetër nivel të duhur të sigurisë.


Pasi që gati të gjitha infektimet me softuer keqdashës të pajisjeve mobile vijnë nga shitoret e aplikacioneve, Android u bë platforma më e rrezikuar mobile. Edhe pse deri tani Symbian i Nokias ishte platforma më e popullarizuar për krijuesit e softuerit keqdashës, Android morri këtë rol gjatë çerekut të dytë të këtij viti, duke tërhequr 63% të të gjitha infektimeve të pajisjeve mobile me softuerin keqdashës.

McAfee gjithashtu theksoi se në përgjithësi është duke u shënuar trendi i rritjes së sigurisë së sistemeve operative mobile, duke bërë të pamdunur përdorimin e disa llojeve të aplikacioneve keqdashëse. /Telegrafi/