LAJMI I FUNDIT:

Mësohet koha kur do të dalë GTA VI

Mësohet koha kur do të dalë GTA VI

Botuesi Take-Two Interactive më në fund ka zbuluar informacione të reja në lidhje me lëshimin e GTA VI të shumëpritur.

Siç thanë nga kjo shtëpi botuese, vazhdimi i serisë GTA duhet të shohë dritën e diellit në vjeshtën e vitit 2025.

Deri më tani, ka pasur zëra se videoloja do të dalë në vitin 2025, por as nuk dihej përafërsisht se në cilën periudhë të vitit të ardhshëm mund të ndodhte.

Kjo ende do të thotë se ne nuk e dimë datën e saktë, por të paktën kemi disa informacione më shumë. Nga ana tjetër, studio Rockstar Games ka një histori të vonesës së videolojërave.

“Ne jemi të sigurt se Rockstar do t’u ofrojë lojtarëve një përvojë argëtimi që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër. Ata vazhdojnë të rrisin pritshmëritë tona kur bëhet fjalë për suksesin komercial”, tha Take-Two Interactive.

Kjo videolojë, të kujtojmë, është paralajmëruar për PS5 dhe Xbox X/S dhe e dimë se do të jetë e vendosur në qytetin e Vice City, dhe se do të ketë dy personazhe kryesore: Jason dhe Lucia. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pornhub tregon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2023

Pornhub tregon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2023

Teknologji
Kishte ndodhur tetorin e kaluar, zbulohen për herë të parë detaje për një nga sulmet kibernetike më serioze ndonjëherë në SHBA

Kishte ndodhur tetorin e kaluar, zbulohen për herë të parë detaje për një nga sulmet kibernetike më serioze ndonjëherë në SHBA

Teknologji
CEO i Microsoft thuhet se është i shqetësuar për një marrëveshje OpenAI me Apple

CEO i Microsoft thuhet se është i shqetësuar për një marrëveshje OpenAI me Apple

Teknologji
Shfaqen pamjet se si Apple i teston iPhone

Shfaqen pamjet se si Apple i teston iPhone

Teknologji
Gazeta zvicerane: Shqiptarët në Zvicër krenarë me zbuluesen e ChatGPT, Mira Murati

Gazeta zvicerane: Shqiptarët në Zvicër krenarë me zbuluesen e ChatGPT, Mira Murati

Prezantohet standardi i ri Qi2 për karikim me valë

Prezantohet standardi i ri Qi2 për karikim me valë

Teknologji
Kalo në kategori