LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë e gjumit të njerëzve më të suksesshëm në botë

Shprehitë e gjumit të njerëzve më të suksesshëm në botë

Ja një gjëegjëzë për ju: Çfarë është diçka që çdo njeri ngopet me të, por ju asnjëherë nuk ngopeni me të? Me siguri se e dini përgjigjen në bazë të titullit të artikullit – fjala është për gjumin!

Të gjithë e dimë se gjumi është i shëndetshëm për njeriun, por në këtë artikull do të diskutojmë për shprehitë e gjumit të njerëzve të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Le të fillojmë me një pyetje të thjeshtë: Çfarë kërkon suksesi? Epo, ndonëse përgjigja është më e gjatë, të gjithë mund të pajtohemi se shkurtimisht disa nga principet e suksesit janë: energjia, mendimi dhe shëndeti. Dhe, siç duket, gjumi adekuat është aktiviteti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e funksionimit të tyre.


Gjumi është aq i rëndësishëm saqë kompanitë e suksesshme anë e mbanë botës tani kanë dhoma të veçanta ku punëtorët mund ta bëjnë një sy gjumë. Një ndër to është edhe ‘Google’ – gjiganti i teknologjisë.

Në foto: Dhoma e gjumit për punëtorë te kompania ‘Google’

“Fjetja herët dhe zgjuarja herët nga gjumi e bën një njeri të shëndetshëm, të pasur dhe të mençur” ~ Benjamin Franklin.

Ne jemi të fascinuar me stilin e jetesës së njerëzve të  suksesshëm. Shumë artikuj janë shkruar për atë se çfarë hanë personat e tillë, çfarë lexojnë, dhe po, edhe si flenë.

Përderisa disa njerëz të suksesshëm kanë shprehi të çuditshme të gjumit, shumica e tyre e kanë një orar të caktuar se kur flenë, e kur zgjohen. Një rast i tillë është ai Benjamin Franklinit që ka fjetur në 22:00 dhe është zgjuar në 05:00.

KËTO JANË PESË SHPREHITË E GJUMIT TË SHUMICËS SË NJERËZVE TË SUKSESSHËM:

1. Flejnë në ora 01:00
Sipas burimeve të ndryshme që i kanë përpiluar shprehitë e gjumit të 21 njerëzve të suksesshëm – nga Barack Obama e deri te Elon Musk – rreth 95 për qind e tyre flejnë në ora 01:00. (Winston Churchill kishte qëndruar zgjuar deri në orën 03:00)!

Në foto: Winston Churchill, kryeministri britanik i cili rrinte zgjuar deri në orën 03:00

2. Zgjohen nga gjumi në 07:00
Sipas ‘Home Arena’, nëntë nga dhjetë persona të suksesshëm zgjohen nga gjumi në ora 07:00. Ndër personat e suksesshëm që e kanë pranuar haptas këtë është Ellen DeGeneres, ndërkaq drejtoresha e kompanisë ‘Pepsi’ zgjohet në 04:00.

3. Të suksesshmit i bëjnë të paktën gjashtë orë gjumë
Indra Nooyi, pronarja e kompanisë ‘Pepsi’ është ndër të suksesshmit që nuk i bën gjashtë orë gjumë (ajo thotë se flenë vetëm pesë orë). Edhe Elon Musk bën më pak se gjashtë orë gjumë. Ndërkaq drejtori i ‘Amazon’, Jeff Bezos, i bën shtatë orë gjumë.

Pasuria e Jeff Bezos, pronarit të ‘Amazon’, është 124 miliard dollarë – por normalisht se ky sukses nuk mund të arrihet pa gjumë adekuat

4. E kanë një rutinë të mëngjesit
Përderisa rutinat e mëngjesit dallojnë mes të suksesshmeve, që të gjithë ata e kanë një rutinë të caktuar të cilës i përmbahen. I madhi Steve Jobs çdo mëngjes e pyeste veten, “Nëse sot është dita e fundit e jetës sime, a do të isha i lumtur me atë që do e bëjë sot?” Ndërsa rivali më i madh i jetës së Steve Jobsit, Bill Gates, i kalon një orë në shirit vrapimi (treadmill) çdo mëngjes.

5. E dinë rëndësinë e gjumit
Njerëzit e suksesshëm janë tejet të zënë (kërkoni në ‘Google’ për orarin e Elon Musk dhe do të befasoheni). Por pavarësisht orarit të tyre të ngjeshur, të gjithë ata gjejnë kohë për të fjetur.

Elon Musk për një javë punon: 42 orë në kompaninë ‘Tesla’, 40 orë në kompaninë ‘SpaceX’, 5 orë në ‘Neuralink’, 2 orë në ‘OpenAI’ dhe 2 orë në ‘The Boring Company’. Por, ndonëse punon 91 orë në javë, ai gjen kohë çdo nat t’i bëjë gjashtë orë gjumë (36 orë në javë, thuajse trefish më pak sesa që punon).

SI T’I PËRMIRËSONI SHPREHITË TUAJA TË GJUMIT:

– Përmbajuni të njëjtit orar të gjumit çdo ditë, përfshirë edhe vikendeve (pra shtatë ditë flini dhe zgjohuni në të njëjtën orë)

– Çdo mbrëmje relaksohuni para gjumi

– Qëndroni larg teknologjisë para gjumit sepse drita e kaltër e ekraneve e pengon prodhimin e melatoninës, i cili është kimikali natyral i gjumit të trupit tonë

– Bëni ushtrime çdo ditë

– Krijojeni një ambient komod të gjumit

– Përdorni çarçafë dhe jastëk komod. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Kalo në kategori