LAJMI I FUNDIT:

Dallimi i vogël mes kryeveprës së shekullit të XVIII-të dhe pikturës nga mekaniku i pensionuar (Foto)

Dallimi i vogël mes kryeveprës së shekullit të XVIII-të dhe pikturës nga mekaniku i pensionuar (Foto)

Pensionisti ka rikrijuar kryeveprën e Canalettos, megjithëse kurrë nuk ka kapur brushë më parë, vetëm pasi sfidoi vetën se ‘mund të bëjë më shumë’ se piktori i famshëm italian.

Ken Small që jeton në Darlington të Anglisë, ka punuar si mekanik derisa u pensionua në moshën 65-vjeçare, kur edhe kuptoi se ka talent në art.


Gjyshi i pesë nipave, vendosi ta pikturoi versionin e tij të “Venedikut”, pikturës së famshme të shekullit të XVIII-të që është punuar nga Giovanni Antonio Canal, i njohur si Canaletto, transmeton Telegrafi.

Origjinali nga Canaletto

Pasi vizitoi një galeri në vitin 2014, ai vendosi të imitoi kryeveprën e famshme, por duke shtuar më shumë zogj dhe ngjyra më të thella dhe të pasura.

Krijimi i tij mahnitës – i emëruar si “The Kenny-lleto” – i punuar me ngjyrat moderne Alkyd, i mori afro tre vjet kohë.

Piktura nga Small

Babai i tre fëmijëve, njëherë kishte menduar të hiqte dorë nga projekti, sepse ishte shumë i vështirë. Por, dëshira e madhe për të pikturuar, e bëri të vazhdonte deri në pikën e fundit.

Pensionisti me pikturën e tij

I martuar për 17 vjet, tani Ken jeton si beqar, ndërsa vazhdon të pikturojë, se ‘më pëlqen shumë’.

Pos qytetit italian, 84-vjeçari ka pikturuar edhe Mbretëreshën Elzabetë pasi iu dha një leje e veçantë, Robert de Niron, si dhe çiftin e ri mbretëror Meghan Markel dhe Princ Harry.

Portreti i Mbretëreshës Elizabetë

Qëllimi tij i radhës, është të hapë një ekspozitë, ndërsa asnjërën prej pikturave nuk e ka për shitje. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Opera

Opera

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Fun
Kalo në kategori