LAJMI I FUNDIT:

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Hapat e parë të fëmijëve janë një moment i veçantë për të gjithë prindërit, madje disa prej tyre arrijnë t’i regjistrojnë dhe t’i kenë përgjithmonë si kujtim.

Kështu ndodh edhe me nënë Bryton Wardrop, e cila ka kapur momentin kur djali i saj i vogël hodhi hapat e parë.


Bryton ishte duke filmuar një skenë të lezetshme duke treguar burrin e saj duke luajtur me vajzën më të madhe dhe qenin duke kërcyer rreth tyre, por ajo nuk priste që djali të përpiqej të bashkohej në lojë.

I vogli u ngrit në këmbë dhe bëri disa hapa, më pas u ul përsëri në dysheme, por nëna e tij arriti të regjistronte atë hapin e parë.

E gjithë familja u emocionua kur kuptuan se çfarë kishte ndodhur, ashtu si edhe shumë njerëz që shikuan videon në TikTok, e cila deri më tani është parë 1.6 milion herë. /Telegrafi/

@brytonlou When you are casually videoing and catch your babys first steps ?✨ #babysfirststeps ♬ Little Life – Cordelia