Duke i përkrahur dhe forcuar institucionet e arsimit të lartë, ne përkrahim një mision dhe një përcaktim tonin që nxënien e dijes ta ofrojmë te studentët.
Kështu tha sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në shënimin e 5 vjetorit të themelimit të Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në një fjalë para studentëve të këtij universiteti.
Para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues të institucioneve, akademikë, profesorë, studentë, kryeministri Haradinaj, premtoi përkrahjen e pa-rezervë për institucionet e arsimit të lartë, për të cilat tha se tashmë janë ofruar te fëmijët dhe studentët, siç është rasti me Universitetin e Gjilanit.
Kryeministri Haradinaj e quajti moment të veçantë themelimin e Universitetit “Kadri Zeka”, duke thënë se edhe si shoqëri jemi në nisje.
“Pesë vjet Universitet, 10 vjet shtet Kosova. Shtetbërja jonë i ka sfidat dhe vështirësitë e veta, ndoshta edhe defektet e veta, por është vendim i drejtë, jemi në rrugë të drejtë dhe do të vazhdojmë ndërtimin e shtetit tonë. Duke e ndërtuar Kosovën ndihmojmë vetveten, përcaktimin tonë, njerëzit e këtij nën qielli të cilët jetojnë në Kosovë, por njëkohësisht ndihmojmë bashkëvendësit tanë kudo që janë”, tha kryeministri Haradinaj.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj përmendi sfidat me të cilat po përballet Kosova me rikonceptimin e standardeve të mësimdhënies, duke thënë se goditja që erdhi nga Regjistri Evropian për Sigurinë e Cilësisë në Arsimin e Lartë është më shumë pasojë e moskomunikimit dhe shtrembërimit të fakteve dhe njëkohësisht përpjekje për përfitime të vogla.
“Ne do të jemi bashkë që ta riparojmë këtë, ngase e dimë rëndësinë e kësaj”, tha kryeministri Haradinaj, duke thënë se aftësia për të mësuar është pasuria jonë dhe koncepti përmbledhës i edukimit bazohet në përfitimin e dijes, të veprimit për jetë të përbashkët dhe mësimit për të.
Po ashtu, kryeministri tha se universiteti duhet t’ua mundësoj qytetarëve që në bazë të kritereve racionale ta refuzojnë çdo politikë arbitrare dhe të dhunshme dhe t’i kundërvihen asaj duke synuar idenë e drejtësisë dhe lirisë.
“Po jetojmë në një botë që po ndryshon shpejt, problemet thelbësore të studimit në Kosovë janë jo-komunikimi adekuat, pra paragjykimi i dijeve të reja, mos përputhja e mentalitetit tonë me trendet dhe teknologjitë e reja globale, prandaj ne duhet të hapemi dhe mësojmë nga ata që idealin përmes dijes e kanë shndërruar në mirëqenie”, theksoi kryeministri.
Më tej, kryeministri në fjalën e tij para studentëve, tha se synimi për të qenë pjesë e botës së përparuar nis me ju, me aftësinë për të ndryshuar mendësinë tonë që studentët kosovarë të konkurrojnë në tregun unik të punës në Bashkimin Evropian. Për të arritur këtë, kryeministri tha se do të jemi të gatshëm të punojmë më shumë për ta ndërtuar një arsim plotësisht të pavarur, të bazuar në kriteret shkencore, emancipuese dhe perëndimore.
Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi tha se rruga e këtij universiteti ka qenë e suksesshme përgjatë 5 vjetëve. Ai tha se Universiteti “Kadri Zeka”, synon ta ndërlidh fushën e veprimit me universitetet ndërkombëtare. “Universiteti “Kadri Zeka” po jep kontributin e vet në këtë drejtim. Diploma e secilit nga 300 studentët tanë, bart në vete mundin e studentit, fakultetit dhe të qeverisë. Ajo diplomë nuk është një copë letër. Ajo diplomë na bënë krenar neve”, tha rektori Kosumi.
Në këtë ngjarje, ku të pranishëm ishin edhe menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka”, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme për rëndësinë e pazëvendësueshme të institucioneve të arsimit të lartë publik, të cilat janë ofruar te studentët.
Kryeministrit Haradinaj me këtë rast iu nda mirënjohje për kontributin e tij në ngritjen e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka” . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ljupço Palevski mbërrin në Maqedoni, masa të veçanta në burgun e Shkupit
Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 23.545 shitblerje të patundshmërive, me vlerë 910 milionë euro
Bujar Osmani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak: I uroj shërim të shpejtë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3