Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë, të asistuar edhe nga njësitet tjera të Policisë së Kosovës, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të gjykatës kompetente, ka kryer operacion policor të bastisjeve në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës ka sekuestruar barna me banderola të Serbisë në vlerën e 20 mijë eurove. Me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje, shkruan Telegrafi.
“Dje me datën 05.03.2018, gjatë një operacioni të suksesshëm, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë, të asistuar edhe nga njësitet tjera të Policisë së Kosovës, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të gjykatës kompetente, ka kryer operacion policor të bastisjeve në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.
Gjatë operacionit policor është gjetur sasi e konsiderueshme e barnave të dyshuara si mallra kontrabandë me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar.
Zyrtarët doganorë dhe zyrtarët e Inspektoratit për produkte dhe pajisje medicionale, kanë ofruar asistencën e tyre gjatë bastisjes, të cilët kanë evidentuar dhe sekuestruar barnat e dyshuara.
Një person i dyshuar është arrestuar në këtë operacion dhe pas intervistimit të tij, me urdhër të prokurorit të rastit nga prokuroria kompetente, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas vlerësimit fillestar vlera e barnave – medikamenteve të sekuestruara është në vlerë rreth 20,000 € (njëzetë mijë euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta
"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese
Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë