BMW shfaqë disa pjesë të 8 Series, pak ditë para panairit të Gjenevës (Foto)
Vetëm disa pjesë të 8 Series të ri, BMW i ka shfaqur përmes një postimi në Twitter
Prej se është prezantuar koncepti që do të ketë 8 Series i ri, ka pasur spekulime se si do të duket varianti final, transmeton Telegrafi. Megjithëse nuk e ka treguar në tërësi, prodhuesi gjerman postoi një imazh në Twiter ku e tregon një pjesë të këtij modeli të ndryshuar. “Vazhdoni të na përcillni. Më shumë në Geneva Auto Show” ka qenë mesazhi i vetëm që e shoqëroi fotografinë.
Konceptin e këtij modeli agresiv, BMW e kishte prezantuar gjatë një organizimi në Itali, ndërsa ishte konsideruar si zëvendësues i 6 Series. Njohësit e automobilizmit e vlerësuan lartë, pasi duket si kombinim i përkryer mes 8 Series Coupe, modeleve tradicionale dhe makinës së ‘gjelbër’ sportive i8 Series. Pritej që të jetë i pajisur me super mbushësin, si dhe motorin 4.4-litra V8.
Kjo seri ishte lansur në një kohë, kur në botën e automobilizmit nuk duhej të krijoheshin nga tri apo katër versione makinash, për të njëjtën seri. Prej vitit 1989 deri më 1999, 8 Series ka mbetur po e njëjta kupe. Me ndryshimet dhe kërkesat e tregut, kjo veturë u kombinua me Alpina 5.0 dhe 5.7-litra V12. Po që se BMW i përmbahet planeve dhe gjithçka shkon si është paraparë, 8 Series do të del në shitje në fund të vitit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Vjen në Kosovë epoka e re e depilimit të përhershëm
Fotot spiune të gjeneratës së ardhshme Hyundai Kona kapin "brendësinë dixhitale" të tij
MINI prezantoi edicionin më të fundit të modelit Clubman
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur