LAJMI I FUNDIT:

Candreva: Do japim maksimumin në derbi, duam që të mbajmë Milanin poshtë nesh

Candreva: Do japim maksimumin në derbi, duam që të mbajmë Milanin poshtë nesh
Duke festuar golin e Ivan Perisic ndaj Chievos në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Interit, Antonio Candreva, ka premtuar se do të jep më shumë se maksimumin në derbin ndaj Milanit në fundjavë.

Zikaltrit do të luajnë ndaj kuqezinjve të dielën mbrëma dhe është një ndeshje që luhet për një vend në Ligën e Kampionëve.


“Do ishte një dhuratë (duke iu referuar fitores) për të gjithë ne dhe tifozët në të dielën”, ka thënë Candreva për Premium Sport, që sot (e mërkurë) e feston ditëlindjen e 31-të.

Candreva gjatë një dueli me Ricardo Rodriguez në Kupën e Italisë (Foto: Getty Images)

“Fitorja do të na ndihmonte shumë pas një periudhe të vështirë që kemi pasur dhe të përgatitemi në mënyrën më të mirë për fundin e sezonit”.

“Shpresoj të shënoj së shpejti, do ishte mirë ta bëja në derbi për skuadrën dhe kështu të vazhdojnë për një vend në Ligën e Kampionëve”.

Sa jemi gabuar me Gattuson...
Lexo po ashtu Sa jemi gabuar me Gattuson...

“Milani po kalon në një periudhë fantastike, por ata ende janë poshtë nesh dhe duam t’i mbajmë ashtu”.

“Derbi është një lojë në vetvete, ndryshe nga të tjerat, por në fund të ditës vlen vetëm tre pikë. Derbi është i vështirë, por do japim 101 per qind”, ka shtuar Candreva.

Italiani këtë sezon në Serie A dhuruar tetë asistime në 25 ndeshje, ndërsa gol ende nuk ka shënuar në 1873 minuta lojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Liga e Kampionëve
Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Premier League
Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Premier League
David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

La Liga
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori