LAJMI I FUNDIT:

Sa jemi gabuar me Gattuson…

Sa jemi gabuar me Gattuson…
during the TIM Cup match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on January 31, 2018 in Milan, Italy.

As edhe tifozët më optimistë të Milanit nuk e kanë menduar se Gennardo Gattuso do t’i transformonte ata në mënyrë taktike dhe psikologjike.

Kush e priti këtë. Një revitalizim të rastësishëm nga Gennaro Gattuso të një Milani që u duk i humbur nën drejtimin e Montellas. Fakt është se Rino është bërë strategu ashtu sikurse edhe lideri i cili do t’u jepte lojtarëve të tij shtytje nga prapa qoftë në formën metaforike, ashtu edhe në atë reale. Kush e priti që Davide Calabria do të shënonte golin e tij të parë profesional me një parabolë delikate mbi momentalisht portierin më të mirë në Serie A.


Kush e ka njohur Montellan, njeriu të cilin të gjithë kanë pasur dëshirë të thonë se ai ka pasur taktika shumë spanjolle të silit të drejtpërdrejt sulmues dhe kush e ka pritur që pikërisht ai do të eklipsohej në mënyrë kaq fantastike nga Gattuso? I njëjti Gattuso i cili ishte shkarkuar nga Sioni dhe Palermo brenda pak javësh. Gattuson i cili kur ju dha drejtimi i stolit të Milanit u trajtua me përulje dhe si një majmun i rruar në veshje serioze, madje edhe prej atyre njerëzve që e kanë dashur si lojtar. Ai djalë. Vërtet futbolli është një lojë që ndonjëherë të bën të qeshësh.

Gattuso ka transformuar Milanin si taktikisht, ashtu edhe psikologjikisht, Foto: Getty Images

Kuq e Zinjtë janë duke shkuar rrugës së tyre fuqishëm në secilën garë me entuziazmin që gjithnjë e më shumë po rritet dhe kanë plotësisht të drejt ta bëjnë këtë.

Milani është vetëm shtatë pikië larg nva vendi i katërt, aty ku është i njëjt Inter me të cilni Rossonerët do të përballen në fundjavë. Kush do që e ka parë paraqitjen e turpshme të Interit ndaj Beneventos nuk do të brengoset për këtë Milan. Mos lejoni që rezultati t’iu mashtrojë, ekipi i fundit në tabelë ishtë larg ekipi më i mriënë San Siro, e madje ju mohua një penalti e Gagliardini është dashur të marrë karton të kuq.

Mënyra si lojtarët e Luciano Spallettit e festuan atë sukses ishte thua se është një pikë kthyese e sezonit ët tyre, një triumf i merituar dhe një shenjë e gjërave që do të vijnë e që në fakt do të duhet që t’i brengosë tifozët e Interit, sepse është një shfaqje e rrejshme e mbështjellur me shumë paqartësi. Lojtarët vepruan në të njëjtën mënyrë sikurse pas triumfit ndaj Bolognas me nëntë njerëz dhe kjo ishte pasuar nga një poshtërim ndaj Genoas.

Gattuso dallohet për grintën e tij, Foto: Getty Images

Gattuso, ai me të cilin të gjithë kemji qeshur kur ishte emëruar trajenr i Milanit, ka arritur që të mposhtë me mençuri eusebio Di Francescon dhe të njëjtën mund ta bëjë me Spallettin.

Ishte e mrekullueshme ta shohim Gattuson duke polemizuar me KOlarovin në vijën anësore kur mbrojtësi i Romës tentoi të bënte një rivënie anësore, e cila u përcoll me një përqafim vetëm 10 minuta më vonë.

8 fitore, 4 barazime – Milani 12 ndeshje pa humbje, Foto: Getty Images

Është mirë që të kujtojmë se është i njëjti Rino ai, si në veshje serioze, si me vlerësimet e tij prej trajneri e me diplomën nga Coverciano. Ai mund të mos besojë çka po i ndodh dhe me të drejtë ne jemi aty pari me të. Ashtu si shumë prej fjalive të Gattusos në stërvitje, edhe kjo s’ka sens, por funksionon. Kjo është alkemia e futbollit që ne po e shohim në kohë reale.

Natyrisht se mezi na pritet Derby della Madonnina…

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori