LAJMI I FUNDIT:

Speciale – Sekreti fitues i “vrasësit me fytyrë të bebes”, Ole Gunnar Solskjaer

Speciale – Sekreti fitues i “vrasësit me fytyrë të bebes”, Ole Gunnar Solskjaer

Asnjë humbje në Ligën Premier. Vetëm një humbje në Ligën e Kampionëve, e zhvleftësuar nga një rikthim fantastik në udhëtim te investimi multi miliardësh i Paris Saint-Germain për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Që prej se ai mori në dorë skuadrën e Manchester United, duket se një epokë e re ka filluar në Old Trafford.


Tashmë pak njerëz po kontestojnë vazhdimin e qëndrimit të tij në stolin e Unitedit, por i çuditshëm mbetet fakti për ndryshimin e rezultateve në formë dramatike që prej largimit të një trajneri elitar dhe fitues si Jose Mourinho dhe zëvëndësimit të tij me një trajner relativisht pa eksperiencë në nivelin më të lartë.

Përvoja më e madhe e Solskjaer në nivel të lartë ishte menaxhimi i Cardiffit, një periudhë absolutisht katastrofike për norvegjezin.

Dhe, natyrisht se ky nuk është sekreti i suksesit.

Ole Gunnar Solskjaer i ka identifikuar të gjithë përbërësit në qasjen e tij të të qenurit menaxher i Manchester Unitedit: Të mos qenurit menaxher i Cardiff Cityt.

Norvegjezi i cili njihet ndryshe si “vrasësi me fytyrë të bebes”, pasi që po vret skuadrat një nga një pavarësisht fytyrës së tij pozitive dhe qëndrimit të butë, cilësohet si më meritori për rikthimin e traditës fituese të Unitedit me gola të vonshëm dhe të pabesueshëm.

Ai po ashtu është lëvduar për ngritjen e disponimit në skuadër pasi zëvëndësoi Mourinhon, e që është hera e parë që mund ta përdorim “lirisht” fjalën “zëvëndësim” pasi që ajo që pasoi largimin e tij ishte një “antagonizëm”.

Sekreti i suksesit

Kjo që po shohim tani nuk është as për së afërmi ajo që ka përjetuar Solskjaer si menaxher i Cardiff cityt në vitin 2014, i cili kishte në opsion për përzgjedhje vetëm lojtarët që ishin të kontraktuar nga Cardiff City.

Solskjaer te Cardiffi

Solakjaer për këtë thotë: “Mendoj se ndryshimi më i madh mes vitit 2014 dhe tani është se më parë unë kam përzgjedhur lojtarët e Cardiff Cityt dhe tash kam rastin të zgjedh lojtarët e Manchester Unitedit”.

“Kam tentuar që të përzgjedh lojtarët e Manchester Unitedit në Cardiff, por sa herë që kam vënë në formacion Robin van Persien ose DAvid de Gean, ata më thoshin që nuk më lejohet ta bëj këtë pasi që duhet ta zgjedh Fraizer Campbellin”.

Ole Gunnar Solskjaer me mënyrën metaforike të të shprehurit e ka mirë. Cilësia e skuadrave dallon dhe kur ke cilësi ke gjasa më të mëdha për triumf. Receti i Ole Gunnar Solskjaer ka funksionuar me Unitedin dhe sigurisht se do të funksiononte me secilën skuadër të madhe që ka kualitet, por çalon në mentalitet dhe kohezion.

Një mësim i mësuar

“Por, unë jam rritur shumë si menaxher që prej atëherë. Absolutisht se nuk do të luaja me ndonjë prej lojtarëve të Cardiffit të asaj kohe sot. Nuk do të fusja në fushë më një ekip me lojtarë të Moldes. Tani sigurohem që gjithmonë që vë ekipin në fushë të jetë ekipi i Manchester Unitdit dhe mdnoj se kjo e bën diferencën”.

“Nëse Neili Warnock më ndaloi që të përzgjedh lojtarët e Cardiffit dhe të fillonte të përzgjedhte lojtaër si Marcus Rashford, mendoj se do të bënte shumë më mirë”, theksoi norvegjezi.

Solskjaer te Molde

Dhe, ai ka plotësisht të drejt. Ole Gunnar Solskjaer si një prej legjendave të klubit e njeh shumë mirë ambientin dhe çka do të thotë të shkelësh në fushën e Old Traffordit.

Ai më së miri e di se kush është në gjendje që të përfqsojë denjësisht Unitedin dhe për këtë ka inspiruar lojtarët drejt suksesit, duke bashkuar një ekip të copëtuar, me një qëllim të përbashkët – për të luftuar për logon e klubit që ka një histori të bujshme prapa.

Një lojtar i Manchester Unitedit, i cili nuk ka dashur që të zbulojë emrin e tij tha: “Po kënaqem për herë të parë duke luajtur futboll që prej së shënova për herë të fundit në finalen e Botërorit”.

Dhe, te ky lojar që tashmë edhe ju e dini se kush është, është epiqendra e këtij ndryshimi total në rezultate.

Unitedi udhëton te Arsenali për të luajtur futboll pa asnjë fije presioni duke ditur se ku ka qenë vetëm 10 ndeshje më herët – jashtë prej luftës për top katërshe, pa gjasa në Ligën e Kampionëve.

Sot Djajtë janë fuqishëm në luftë për top katërshe dhe janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe sekreti është te vënia e ekipit më të mirë të Manchester Unitedit të cilët luajnë së bashku dhe kënaqen duke luajtur futboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori