LAJMI I FUNDIT:

Franca vendi më i vizituar në botë gjatë 2017-së

Franca vendi më i vizituar në botë gjatë 2017-së

Bazuar në të dhënat e raportuara nga destinacionet në mbarë botën në raportin e Barometrit Turistik Botëror të Organizatës Turistike Botërore të Kombeve të Bashkuara (UNWTO), vlerësohet se në vitin 2017 numri i turistëve të huaj në nivel global arriti në 1.32 miliardë, apo 7 për qind më shumë që nga viti 2010, shkruan Telegrafi.

Shikuar nga destinacionet, në krahasim me vitin paraprak, rritja turistike globale ishte 8 për qind në Evropë dhe Afrikë, 6 për qind në Azi dhe Paqësor, 5 për qind në Lindjen e Mesme dhe 3 për qind në vendet amerikane.


Vitin e kaluar, vendi më i vizituar ka qenë Franca me 88.9 milionë vizitorë, e cila është ndjekur nga Spanja me 82.2 milionë, SHBA-ja me 72.9 milionë, Kina me 59.3 milionë dhe Italia me 57.8 milionë turistë.

1.3 miliardë turistë gjatë vitit 2017 në nivel botëror
Lexo po ashtu 1.3 miliardë turistë gjatë vitit 2017 në nivel botëror

Ndërsa Turqia, me 39.9 milionë vizitorë të huaj në vitin 2017, është renditur vendi i gjashtë në botë. Turqia është ndjekur nga Meksika me 39.3 milionë, Britania e Madhe me 38.7 milionë, Gjermania me 37.6 milionë dhe Tajlanda me 34.7 milionë vizitorë.

Evropën e kanë vizituar 671 milionë turistë, 324 milionë Azinë dhe Paqësorin, 207 milionë Amerikën, 62 milionë Afrikën dhe 58 milionë turistë e kanë vizituar Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori