Shkencëtarët: Për largimin e mikroorganizmave, nuk ka rëndësi a i pastroni duart me ujë të ftohët apo të ngrohtë
Shkencëtarët thonë se e kanë rrëzuar teorinë që pastrimi i duarve me ujë të ngrohët vret më shumë mikrobe sesa kur i pastroni me ujë të ftohët.
Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Rutgers kishin dashur ta kontrollonin saktësinë e këtij sugjerimi të njohur rreth pastrimit të duarve, transmeton Telegrafi.
Ata iu kishin kërkuar dhjetëra pjesëmarrësve t’i pastrojnë duart me ujë të temperaturave 15 gradë Celsius, 26 gradë Celsius dhe 38 gradë Celsius.
Gjithashtu disa prej tyre i kishin fërkuar me më shumë sapun, e tjerët më pak.
Para pastrimit të duarve, duart e tyre kishin qenë të mbuluara me mikrobe të padëmshme.
Në fund, rezultatet kishin treguar se nuk ka ndonjë dallim mes sasisë së mikrobeve të larguara dhe temperaturës së ujit apo sasisë së sapunit.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë rëndësinë e të pastruarit duart për të paktën 20 sekonda, e gjithashtu e tërë sipërfaqja e duarve duhet të jetë e mbuluar me sapun. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë