LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita në pavijonin e diktaturës: Çfarë ishte komunizmi?

Ekspozita në pavijonin e diktaturës: Çfarë ishte komunizmi?

Ishte 20 shkurti i vitit 1991, kur në qendër të Tiranës u rrëzua busti i Enver Hoxhës, simboli më i madh i diktaturës në Shqipëri.

Komunizmi për të rinjtë duket diçka e largët, ndaj edhe organizatorët e ekspozitës “Komunizmi në epokën e tij” me qëllimin për t’i dhënë rëndësi kujtesës kolektive, sjellin në Muzeun Historik Kombëtar një ekspoze të periudhës komuniste, pikërisht në pavijonin e diktaturës.

“Ballafaqimi me të shkuarën merr kuptim vetëm nëse ne e sjellim atë në kontekstin e sotëm, sidomos për të rinjtë që janë këtu sot me shumicë dhe që nuk e kanë përjetuar atë kohë e që për fat të keq nuk kanë mundur që gjithë këto vite të demokracisë të marrin më shumë informacione në kurrikulën e tyre shkollore”, u shpreh Jonila Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.


Fatos Lubonja është një nga dëshmitë e gjalla, që i ka mbijetuar tmerreve të komunizmit.

“Në vitin 1978, në burgun e Spaçit, ku kam qenë unë, dy gazetarë dhe një intelektual i shkruajtën nga një letër Partisë së Punës, kundër vijës që po ndiqte Enver Hoxha në atë kohë. Për këto letra diktatori nuk u mjaftua me dënimin me 10 vite burg, siç ishte neni për Agjitacion dhe Propagandë, por vendosën t’i dënojnë me vdekje. Në thelbin e vet stalinizmi nëse mund ta sintetizojmë me një fjalë është egërsia maksimale e regjimit të terrorit”, tha Fatos Lubonj, ish-i dënuar politik.

“Kjo na bën ne që ta kthejmë kokën pas e të shohim: A ka ngjashmëri me kohën e sotme? Sidomos po të shohim pushtetin, sidomos po të shohim qeveritë e pas ’90-es në Shqipëri se si e kanë bërë politikën e tyre?”, tha Jonila Godole. /Top Channel/

Në trend Kultura

Më shumë
Eda Zari dënohet me gjashtë muaj burg

Eda Zari dënohet me gjashtë muaj burg

DELMET

DELMET

ATDHEUT

ATDHEUT

MËNGJES

MËNGJES

Poezi
KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
Një regjisore në Meksikë dhe një film për dhembjen: Në luftë (të Kosovës) e kupton budallallëkun njerëzor

Një regjisore në Meksikë dhe një film për dhembjen: Në luftë (të Kosovës) e kupton budallallëkun njerëzor

Kalo në kategori