Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), janë mbushësit kryesorë të Buxhetit të Kosovës. Për një dekadë të shtetësisë, këto dy institucione kanë vazhduar të janë kontribuuesit kyç të në grumbullimin e parasë publike.
Dogana e Kosovës, për dhjetë vite që nga shpallja e Pavarësisë, ka mbledhur 8.45 miliardë euro dhe përbënë rreth 70 për qind e mjeteve të grumbulluara.
Kurse Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), për dhjetë vjet të shtetësisë ka grumbulluar për arkën e shtetit 4.1 miliardë euro.
Në total të dyja këto institucione kanë mbledhur 12.55 miliardë euro.
Nga viti në vit, trendi i mbledhjes së të hyrave nga Dogana ka pasur rritje. Në vitin 2016 për herë të parë ky institucion kaloi shifrën prej një miliard eurove, ku grumbulloi 1 miliard e 52 milionë euro.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovë, dërguar Telegrafit, në vitin 2008 janë grumbulluar 604.8 milionë euro, ndërsa në fund të vitit 2017, kjo vlerë arriti në 1 miliard e 121 milionë euro.
“Në vitin 2009 Dogana mblodhi 635.08 milionë euro, 700.03 milionë euro u grumbulluan me 2010-në dhe në vitin 2011 janë mbledhur 827.1 milionë euro. Nga viti 2012 deri në fund të 2017-së nga ky institucion janë mbledhur 5.68 miliardë euro”, tha zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për Telegrafin.
Nga viti 2008 e deri në janarin e vitit 2018, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka mbledhur 4.1 miliardë euro, ku nga tatimet janë grumbulluar 2.92 miliardë euro dhe 1.18 miliardë nga kontributet pensionale.
Ndëkaq zyrtarët e ATK-së kanë thënë se në vitin 2008 kanë grumbulluar 222.16 milionë euro nga tatimet, ndërsa në fund të vitit 2017, ky institucion ka mbledhur 414.36 milionë euro.
“Nga llojet e tatimeve, më shumë të hyra janë realizuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me një total prej 1.32 miliardë euro, përpara Tatimit në të Ardhurat Personale (TAP) me 907.3 milionë euro dhe Tatimi në Korporata me 764.63 milionë euro”, ka treguar për Telegrafin zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi.
Në fund të vitit të kaluar, ministri i Financave, Bedri Hamza, kishte thënë se TVSH-ja, shumë shpejt nuk do të mblidhet nga Doganat e Kosovës, por ky lloji tatimi do të grumbullohet brenda vendit nga ATK-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe