LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Shumë shpejt TVSH-ja nuk do të mblidhet nga Doganat

Hamza: Shumë shpejt TVSH-ja nuk do të mblidhet nga Doganat

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka theksuar se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), shumë shpejt nuk do të mblidhet më në  doganat e Kosovës por brenda vendit nga Administrata Tatimore.

Ai këto komente i ka bërë ne një Gala Mbrëmje të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës – “Made in Kosova”.


“Kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e bizneseve, dhe është një masë në veprimet e Qeverisë për të mundësuar një klimë sa më të mirë të të bërit biznes. Ky është një hap i madh i Qeverisë tonë, por është një tregues i përkushtimit tonë ndaj sektorit privat”, ka shtuar Hamza. /Telegrafi/