LAJMI I FUNDIT:

Icardi në dyshim për ndeshjen ndaj Genoas?

Icardi në dyshim për ndeshjen ndaj Genoas?
FERRARA, ITALY - JANUARY 28: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale gestures during the serie A match between Spal and FC Internazionale at Stadio Paolo Mazza on January 28, 2018 in Ferrara, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Rikthimi i Mauro Icardit në fushë me Interin është ende në dyshim dhe mund të mungojë edhe në ndeshjen e kësaj fundjave në udhëtim te Genoa.

Kapiteni i Interit, Icardi u trajnua përsëri veçmas edhe sot (e enjte), duke e vënë atë në dyshim për ndeshjen e kësaj jave në Serie A ndaj Genoas.


Sulmuesi argjentinas ka humbur tashmë dy ndeshjet e fundit me Interin shkaku i lëndimit, por drejtuesit shpresonin që ai do të kthehej përballë Grifonës.

Interi kërkon që ta anulojë klauzolën e Icardit, në plan rritja e pagës së lojtarit
Lexo po ashtu Interi kërkon që ta anulojë klauzolën e Icardit, në plan rritja e pagës së lojtarit

Megjithatë, mediumi italian Sky raporton se rikthimi i Icardit është ende në dyshim.

Icardi, lojtari kryesor i Interit

Kjo pasi argjentinasi edhe një herë është trajnuar veçmas në Appiano Gentile, duke e vënë atë në dyshim për udhëtimin në Marassi të shtunën në mbrëmje.

Kjo ndeshje do të ishte një rikthim i ri për sulmuesin argjentinas, i cili luajti një kohë të gjatë me rivalët e Genoas, Sampdorian.

Lëndohen Perisic dhe Miranda, mungojnë ndaj Genoas?
Lexo po ashtu Lëndohen Perisic dhe Miranda, mungojnë ndaj Genoas?

Ndryshe, Icardi deri më tani në Serie A ka shënuar plot 18 gola dhe është shënuesi kryesor i Interit.

Mungesa e tij gjithmonë vërehet te skuadra Nerazzure, sidomos tani kur janë në krizë të rezultateve, ndërsa përveç Icardit, Interit pritet t’i mungojë edhe Joao Miranda dhe Ivan Perisic. /Telegrafi/