LAJMI I FUNDIT:

Aksident zingjiror në Korroticë të Drenasit, lëndohen disa persona

Aksident zingjiror në Korroticë të Drenasit, lëndohen disa persona

Një aksident zingjiror ka ndodhur në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit, ku si pasojë janë lënduar disa persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet atmosferike.


Përplasja e një veture me një furgon, ka bërë që më pastaj të përfshihen edhe vetura të tjera.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Telegrafi ka tentuar ta kontaktojë  zëdhënësen e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, por kjo e fundit nuk është përgjigjur. /Telegrafi.