LAJMI I FUNDIT:

Van der Wiel transferohet te Toronto në MLS

Van der Wiel transferohet te Toronto në MLS

Mbrojtësi holandez, Gregory Van Der Wiel është larguar nga kampionati italian Serie A.

Pas një aventure gjashtë mujore te Cagliari në Serie A, Van Der Wiel ka pranuar të largohet në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Skuadra kanadeze Tornto ka zyrtarizuar transferimin e holandezit në MLS.

Shuma e këtij transferimi nuk është bërë e ditur por sipas mediave italian Cagliari ka fituar rreth një milionë euro.

Lojtari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Toronton me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Van Der Wiel ka zhvilluar gjashtë ndeshje këtë edicion në Serie A pasi kishte disa probleme me lëndime.

Ai më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera të mëdha evropiane si PSG, Ajax dhe Fenerbahce.

30-vjeçari ka zhvilluar 46 ndeshje me Kombëtaren e Holandes ku ka shënuar edhe një gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori