LAJMI I FUNDIT:

Barça, Reali dhe Man City e duan Skriniarin e Interit  

Barça, Reali dhe Man City e duan Skriniarin e Interit  
MILAN, ITALY - OCTOBER 15: Milan Skriniar of FC Internazionale Milano gestures during the Serie A match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on October 15, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona thuhet se janë të interesuara në sigurimin e nënshkrimit të mbrojtësit të talentuar të Interit, Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak i është bashkuar skuadrës zikaltër vetëm verën e kaluar, por paraqitjet e tij superiore kanë kapur syrin e klubeve më të mëdha në Evropë.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, skuadrat që duan shërbimet e sllovakut janë gjigantët spanjollë, Barcelona e Real Madrid, dhe ai anglez, Manchester City.


Ky medium thekson se të tri skuadrat janë duke ndjekur nga afër 22-vjeçarin që erdhi nga Sampdoria dhe kanë bërë kërkime tek skuadra nga San Siro për sa i përket disponueshmërisë së tyre.

Skriniar duke festuar njërin nga golat e tij (Getty Images)

Drejtori sportiv i Nerazurrëve, Piero Ausilio thuhet se e konsideron Skriniarin si ‘të pa-shitshëm’, por e përditshmja italiane thotë se një ofertë mund të vijë së shpejti në zyrat e klubit.

Tutje, gazeta italiane raporton se oferta pritet të jetë shumë e mirë për të mos u konsideruar nga Interi.

Qendërmbrojtësi ka bërë 23 ndeshje për Interin deri më tani këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar edhe tre gola.

Interi e bleu lojtarin për rreth 25 milionë euro, por çmimi i tij aktualisht mendohet se sillet rreth 60 milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Premier League
Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga
Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori