LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka gati 570 milionë euro për tre yjet e Ligës Premier (Foto)  

Real Madridi ka gati 570 milionë euro për tre yjet e Ligës Premier (Foto)  

Gjiganti spanjoll, Real Madridi dëshiron të shpenzojë gjatë afatit kalimtar të verës dhe synimet kryesore janë yjet nga kampionati anglez, Liga Premier.

Mbretërit nuk po kalojnë nëpër një sezon të mirë dhe janë larg nga ajo skuadra e cila duhet mposhtur, pasi këtë sezon ka shumë humbje.


Gjatë verës, Reali largoi yje si Alvaro Morata dhe James Rodriguez dhe dështoi t’i zëvendësoj këta, ndërsa ky dështim ka bërë që të kritikohet në masë të madhe nga mediat dhe tifozët.

Real Madridi ka 300 milionë euro dhe një listë të gjatë për transferime
Lexo po ashtu Real Madridi ka 300 milionë euro dhe një listë të gjatë për transferime

Kjo ka bërë që drejtuesit e Los Blancos të bëjnë plane për shpenzime marramendëse gjatë afatit të ardhshëm veror.

Sipas mediumit anglez Daily Mail, drejtuesit e klubit mbretëror kanë gati plot 500 milionë funte apo 570 milionë euro gati për t’i shpenzuar dhe tre emrat vijnë nga Liga Premier.

Reali dëshiron ta thyej rekordin botëror me plot 200 milionë funte apo rreth 228 milionë euro për transferimin e Eden Hazardit nga Chelsea.

Hazard i bën presion Realit, zbulon ofertën që ka nga Man Unitedi
Lexo po ashtu Hazard i bën presion Realit, zbulon ofertën që ka nga Man Unitedi

Gjiganti spanjoll të njëjtën ofertë mendon ta ofrojë edhe për yllin e Tottenhamit, Harry Kane, të cilin e duan si zëvendësues të Karim Benzemas.

Emri i tretë në listën e shpenzimeve të Realit është portieri spanjoll i Manchester Unitedit, David De Gea, për të cilin janë gati 100 milionë funte apo 113 milionë euro. /Telegrafi/

Neymar, Hazard dhe Lewandowski: Real Madrid po shikon ta krijojë treshen e re të sulmit (Foto)
Lexo po ashtu Neymar, Hazard dhe Lewandowski: Real Madrid po shikon ta krijojë treshen e re të sulmit (Foto)

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori