LAJMI I FUNDIT:

Hazard i bën presion Realit, zbulon ofertën që ka nga Man Unitedi

Hazard i bën presion Realit, zbulon ofertën që ka nga Man Unitedi
LONDON, ENGLAND - JANUARY 03: Eden Hazard of Chelsea looks on during the Premier League match between Arsenal and Chelsea at Emirates Stadium on January 3, 2018 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka zbuluar se ka një ofertë nga rivalët e Manchester Unitedit dhe më këtë e ka njoftuar Real Madridit, duke i bërë presion.

Eden Hazard është njëri nga lojtarët që është në agjendën e Florentino Perezit për të forcuar skuadrën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Belgu pëlqehet shumë edhe në Santiago Bernabeu.


Por, ylli belg si duket ka filluar të humbasë durimin me qasjen e Realit ndaj tij dhe mungesës së ofertës në drejtim të tij.

Hazard i përgjigjet Courtois: Nënshkruaj i pari kontratën e re, unë e bëjë pas teje  
Lexo po ashtu Hazard i përgjigjet Courtois: Nënshkruaj i pari kontratën e re, unë e bëjë pas teje  

Edhe pse e di interesimin e Madridit, është i vetëdijshëm se ka shumë lojtarë të tjerë në listën e klubit Los Blancos. Ai nuk dëshiron të jetë në pritje fare.

Hazard gjatë një dueli me Smallingun e Djajve të Kuq (Getty Images)

Kjo është arsyeja pse Hazard ka zbuluar një ofertë që mund tu jep sulm në zemër drejtuesve të klubit Mbretëror.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Hazard ka zbuluar se ka në tavolinë një ofertë joshëse nga rivalët e Manchester Unitedit.

Hazard: E kuptoj Coutinhon pse zgjodhi Barçën - bëri zgjedhje të mirë për veten, por të keqe për Ligën Premier
Lexo po ashtu Hazard: E kuptoj Coutinhon pse zgjodhi Barçën - bëri zgjedhje të mirë për veten, por të keqe për Ligën Premier

Ajo që belgu ka ndërmend me këtë zbulim është të vendosë frikë në trupin e Prezit, kështu që ai të bëjë sa më shpejt ofertë për nënshkrimin e tij njëherë e përgjithmonë dhe të harrojë pjesën tjetër të opsioneve.

E vërteta është se Hazard është i gatshëm të veshë fanellën e Real Madridit dhe ky është një presion për të bërë sa më shpejt ofertë në drejtim të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori