LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Naser Aliji transferohet te Entella në Serie B

Zyrtare: Naser Aliji transferohet te Entella në Serie B

Gjashtë muaj pa skuadër dhe më në fund është gjetur një e tillë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji i ka dhënë fund gjendjes pa skuadër.

Aliji ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane, Virtus Entella ku edhe ka nënshkruar me këtë ekip


Ka qenë eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio që ka dhënë lajmin dhe ka publikuar fotot e prezantimit të lojtarit.

Por nuk janë dhënë detaje se çfarë kontrate ka nënshkruar reprezentuesi shqiptar.

Aliji ishte lojtar i lirë pasi gjashtë muaj më parë kishte shkëputur kontratën me klubin gjerman Kaiserslautern.

Entella luan në Serie B dhe aktualisht zë pozitën e 16-të në kampionat nga 22 skuadra sa ka në B.

Kujtojmë që Aliji ishte në prova edhe tek gjiganti zviceran Grasshopper por që nuk arritën marrëveshje. /Telegrafi/