LAJMI I FUNDIT:

Puigdemont dëshiron të kthehet në Spanjë, por pa rrezikuar burgun

Puigdemont dëshiron të kthehet në Spanjë, por pa rrezikuar burgun

Lideri katalanas, Carles Puigdemont kërkoi sot kthimin në Spanjë, por pa rrezikuar burgun, për të mbrojtur kandidaturën e tij në presidencën e Katalonisë, pavarësisht premtimit të Madridit për arrestimin e tij.

“Qëllimi im është dhënia e kontributit në vendosjen e demokracisë, në mënyrë që rezultati i zgjedhjeve katalanase të njihet zyrtarisht, deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Kopenhagë. Sinjali më i mirë në këtë drejtim do të ishte hyrja ime pa asnjë rrezik, për të marrë pjesë në debatin parlamentar që do të paraprijë votimin”, deklaroi Puigdemont, i cili po qëndron në Bruksel prej fundit të tetorit dhe ndodhet aktualisht në një vizitë në Danimarkë.


Sot, partia e tij tërhoqi kërkesën për delegimin e votës së tij një parlamentari tjetër katalanas, bëhet e ditur nga një burim parlamentar.

Pas ankesës së bërë një ditë më parë në atë që ai e quan “autoritarizëm” i qeverisë spanjolle, Puigdemont i ftoi të gjithë për të dhënë kontributin e tyre për të mundësuar kthimin drejt normalitetit në Kataloni, e rrënuar sipas tij prej vënies së rajonit nën kujdestarinë e Madridit prej 27 tetorit, në përpjekje e sipër për shkëputje të njëanshme. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Evropa
Trump përballet me një dënim deri në katër vjet burg

Trump përballet me një dënim deri në katër vjet burg

Amerika
Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Evropa
Turbulenca në aeroplanin e aviokompanisë Singapore Airlines, bëri që fluturakja të zbret 54 metra për 4.6 sekonda

Turbulenca në aeroplanin e aviokompanisë Singapore Airlines, bëri që fluturakja të zbret 54 metra për 4.6 sekonda

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Kalo në kategori