KB Rahoveci kërkon dënim maksimal për KB Yllin, paralajmëron tërheqjen nga garat e Superligës
Bordi i KB Rahovecit me anë të një letre publike që thuhet se është dërguar në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka kërkuar dënimin maksimal të KB Yllit për shpalosjen e një baneri racist dhe koreve raciste gjatë ndeshjes derbi të regjionit jugor mes këtyre dy skuadrave.
Rahoveci dhe Ylli kanë një prej rivaliteteve më të ashpra në vitet e fundit. Kjo ka kulmuar me tensione në shumë ndeshje mes dy skuadrave.
Megjithatë, në ndeshjen e fundit në Suharekë e cila është fituar nga vendasit, është shfaqur nga tifozët suharekas një baner me shkrimin “Rahovec, Made in Bugaria” dhe të cilat u përcollën me këndim në kor nga mbi dy mijë shikues duke ju drejtuar mysafirëve me thirrjet “ju jeni shkije”.
KB Ylli kërkoi falje për shpalosjen e këtij baneri duke u distancuar nga incidenti, megjithatë kjo nuk mjafton për KB Rahovecin.
Klubi Vreshtar ka publikuar letrën dërguar federatës ku është paralajmëruar tërheqja nga garat në rast se nuk shqiptohet dënimi maksimal dhe i ofrohet përkrahja klubit që vazhdon të zhvilljoë garat pa palestër dhe i ka dhuruar basketbollit një nga rivalitetet më të zjarrta të viteve të fundit me KB Yllin.
Rahoveci aktualisht është në vendin e katërt me gjasa reale për kualifikim në playoff për herë të parë në histori.
Letra e plotë e KB Rahovecit:
I nderuar kryetar Belegu, i nderuari komesar i garave z. Kurshumliu, KB Rahoveci shpreh keqardhje dhe indinjatën për ngjarjet e papranueshme dhe sjelljen ofenduese të nikoqirëve, gjegjësisht tifozëve të KB Yllit, të cilët rivalitetin sportiv e kanë shfrytëzuar për të nxitur urrejtje në formë raciste në ndeshjen që eshtë zhvilluar të shtunën me 20 janar.
Siç e dini edhe nga prezenca e komisarit të garave, z. Faton Kurshumlia, i cili ishte prezent në këtë takim, para dhe gjatë ndeshjes është shpalosur një baner me mbishkrimin “Rahovec Made in Bugaria” duke ju referuar skuadrës dhe tifozëve tanë, një baner që nxiti urrejtjen dhe që konsiderohet fyerje raciste, e dënueshme sipas të gjitha rregulloreve të sportit ndërkombtar dhe FIBA-s. Këto fyerje vazhduan me kore të organizuara gjatë gjithë ndeshjes, duke brohoritur “ju jeni shkije”,( shihni në videon e lojës që e posedoni) e që konsiderohet një fyerje raciste, që është flagrante dhe e dënueshme po ashtu.
KB Rahoveci përkundër vështirësive të ekzistimit dhe mungesës së palestrës, i ka kontribuar basketbollit kosovar dhe për këtë arsye, përkundër inistimeve dhe presioneve ekipi nuk është tërhequr nga parketi në atë ndeshje, duke mundësuar zhvillimin e kësaj ndeshje në rrethana jashtëzakonisht të papranueshme.
Ne kemi besim të plotë se Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) angazhohet për një ambient sa më të mirë sportiv, duke respektuar të gjitha predispozitat dhe rregulloret e FIBA-s dhe kështu të demonstrojë me veprime konkrete se nxitja e urrejtjes dhe fyerjet raciste nuk janë të lejuara në palestrat e vendit tonë rrjedhimisht në ndeshjet e elitës së basketbollit kosovar.
KB Rahoveci kërkon nga FBK dhe organet drejtuese të saj, që trajtojë seriozisht këtë çështje, në bazë propozicionit të garave shih pikat:
(39.6. Gjyqtari i parë është përgjegjës edhe për:
39.6.1. Sjelljen e lojtarëve dhe personave zyrtarë gjatë lojës, që janë të ulur në bankinë;39.6.2Vendosë për ndërprerjen e ndeshjes dhe për zbrazjen e pjesërishme apo të tërësishme të shikuesve, për anim jo sportiv dhe vulgarë drejtuar ndonjërit prej ekipeve, gjyqtarëve, personave zyrtarë dhe punëtorëve tjerë të basketbollit, si dhe hudhja e gjësendeve të forta në fushë, me të cilën rrezikohet siguria e pjesëmarrësve në ndeshje (pas vërejtjes së dytë të dhënë me anë të zërimit dhe pas largimit prej 10 minutave ), për të cilët gjyëqtarët e ndeshjes, Dardan Maxhuni Elion Obërtinca dhe Ngadhnjim Shabani por edhe vëzhguesi Hajredin Zeka, as që kan dashur të degjojnë e shikojnë se cka po ndodhë, madje në një rast vëzhguesi tërheqë vretjen se do t’i largoi nga salla shikuesit nga Rahoveci të cilët gjatë gjithë kohës kanë bërë vetëm anim sportive.
KB Rahoveci kështu kërkon që FBK të tregojë autoritetin dhe vendosmërinë që akte të tilla të nxitjes së urrejtjes dhe fyerjeve raciste të mos përsëriten në IP Superligën e basketbollit kosovar dhe që dënimi i palës organizatore të jetë maksimal me qëllim që të tilla ngjarje të mos përsëriten.
KB Rahoveci po ashtu kërkon që kjo qështje të trajtohet edhe me rregullore të FIBA pasi një gjë e till ështe e lejuar edhe me pikat PG të FBK-së, shih pikën:
Neni59 AKTET E FIBA 59.1. Të gjitha rastet të cilat nuk janë paraparë, apo nuk janë përfshirë në këto Propozicione, Komesari i Garave i zgjedh me zbatimin e akteve të përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit-FIBA.
I nderuari kryetar Belegu dhe komesar i garave Kushmuliu, në këtë mes nuk është vetëm ndeshja e fundit si vëretje e klubit tonë, por KB Rahoveci vazhdimisht vazhdon të dëmtohet edhe nga qasja e refereve drejtë lojtarëve. Kjo vërehet më së miri kur në dy ndeshjet e fundit ndaj Boreas dhe Yllit janë dhënë dy gabime teknike pa kurfar arsyje, madje kur trajneri ka reaguar njëri nga gjyqtarët e ndeshjes me Borean ka thënë citoj “Hajt se Rahoveci ka pare”.
Të nderuar këto sjellje dhe të tejra gjatë gjithë kohës duke ja shtuar edhe zhvillimet me ndeshjen ndaj Yllit, kanë shtyrë bordin që të mendoj seriozisht tërheqjen nga garat në rast se FBK nuk merr masa ndaj këtyre rasteve që i përshkruam në këtë letër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë