LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli fiton ndaj Rahovecit

Golden Eagle Ylli fiton ndaj Rahovecit

Golden Eagle Ylli e ka fituar derbin lokal kundër Rahovecit me rezultat 99-86. Ndeshja u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Skuadra që kishte epitetin e nikoqirit realizoi nëntë pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë të lojës (23:14).

Në dhjetëminutëshin e dytë, Rahoveci u kthye për të shënuar katër pikë më shumë se vendasit (17:21), sidoqoftë me epërsi në pushim shkoi Ylli (40-35).


Ylli i shënoi shtatë pikë më shumë se Rahoveci në çerekun e tretë (32:25) duke e ngritur më shumë avantazhin.

Ndërsa në fraksionin e fundit, vendasit shënuan vetëm një pikë më shumë se vizitorët (27:26) duke e ruajtur epërsinë dhe duke e fituar ndeshjen me 13 pikë më shumë.

Golden Eagle Ylli është në vend të tretë në tabelë me 26 pikë të arkëtuara nga dhjetë fitore dhe gjashtë humbje.

Rahoveci është një vend më poshtë me një pikë më pak, nga nëntë fitore dhe shtatë humbje. /Telegrafi/