LAJMI I FUNDIT:

Mustafi dhe Kolasinac ‘transferojnë’ Draxlerin te Arsenali, gjermani thotë se i pëlqen Londra

Mustafi dhe Kolasinac ‘transferojnë’ Draxlerin te Arsenali, gjermani thotë se i pëlqen Londra

Lojtarët e Arsenalit, mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi dhe boshnjaku Sead Kolasinac kanë bërë shaka për nënshkrimin e mesfushorit me tipare sulmuese të PSG-së, Julian Draxler.

Treshja e futbollistëve u panë bashkë në ndeshjen e NBA në O2 Arena të Londrës mbrëmë (e enjte) në mes të Philadelphia 76ers dhe Boston Celtics.


Ferguson, Mustafi dhe shumë yje të futbollit dëshmitar të fitores së Bostonit ndaj Philadelphia në Londër (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ferguson, Mustafi dhe shumë yje të futbollit dëshmitar të fitores së Bostonit ndaj Philadelphia në Londër (Foto/Video)

Kur gazetari pyeti se si do të ishte Draxler në ekipin e Arsenalit, Mustafi u përgjigj: “Kjo është arsyeja që ai erdhi këtu!”

Pastaj, kur u pyet nëse ai po njoftonte një nënshkrim të ri për klubin, Mustafi shtoi: “Jo, jo, do ta bëjmë atë pas ndeshjes”.

Në shoqërinë e tyre ishte edhe reprezentuesi tjetër gjerman, Ilkay Gundogan

Fjalëve dhe shakave për afrimin e Draxlerit iu bashkua edhe mbrojtësi boshnjak, Kolasinac, i cili në të kaluarën e kishte bashkëlojtar te Schalke.

“Julian është një mik shumë i mirë i imi dhe një futbollist i mirë”, shtoi Kolasinac.

“Sidoqoftë, ai duhet të vendosë vetë rrugën që do të shkoj, ndoshta ai do të qëndrojë në Paris, ndoshta jo, ai duhet ta vendosë vetë, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Edhe Bellerin ndërroi disa ‘llafe’ me Draxlerin

I pyetur nëse i pëlqente Londra, Draxler tha: “Po, por më së shumti për shkak të mikut tim më të mirë Sead dhe sigurisht për shkak të shokut tim te Gjermania, Musti [Mustafi]”.

“Arsyeja kryesore pse erdha këtu është NBA dhe diçka më shumë”, përfundoi ylli gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Liga e Kampionëve
Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Premier League
Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Premier League
David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

La Liga
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori