LAJMI I FUNDIT:

Interi një klub që gjithmonë gabon me shitje – Nga Bergkamp e Ronaldo te Pirlo e Coutinho, yjet që shkëlqyen pas shitjes (Foto)

Interi një klub që gjithmonë gabon me shitje – Nga Bergkamp e Ronaldo te Pirlo e Coutinho, yjet që shkëlqyen pas shitjes (Foto)

Phillipe Coutinho ka kaluar nga Liverpooli te Barcelona për 160 milionë euro.

Kjo ka sjellë në vëmendje edhe një herë tjetër shitjet e pastudiuara që ka bërë Interi në historinë e tij ndër vite.


Është një listë e gjatë me kampionë që zikaltërit i kanë konsideruar të mbaruar, por që kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre të reja.

Në një kohë më të largët kujtohen shitjet e Matthias Sammer, Dennis Bergkamp e pastaj edhe Roberto Carlos.

Pas tyre vjen shitja e dyshimtë e Ronaldos fenomenit te Real Madridi, i cili pasi la Interin fitoi Kupën e Botës po në atë vit me Brazilin.

Kur klubet italiane bëjnë gabime trashanike – ‘Dështimet’ që u kthyen në yje, nga Henry, Aubameyang te Coutinho (Foto)
Lexo po ashtu Kur klubet italiane bëjnë gabime trashanike – ‘Dështimet’ që u kthyen në yje, nga Henry, Aubameyang te Coutinho (Foto)

Andrea Pirlo, apo magjistari i mesfushës, po ashtu ka qenë një lojtar i Interit për të kaluar te Milani, pas dy huazime te Brescia dhe Reggina.

Pastaj edhe largimi i një mbrojtësi me të ardhme si Leonardo Bonucci në atë kohë doli të jetë një dështim, pasi ai u bë lojtar i madh në radhët e Juventusit.

Coutinho është rasti i fundit, pasi Interi e ka shituar atë me 13 milionë euro te Liverpooli.

Calciomercato ka renditur shtatë largimet më të dhimbshme të bëra nga Interi. /Telegrafi/

Matthias Sammer

Dennis Bergkamp

Roberto Carlos

Ronaldo

Andrea Pirlo

Leonardo Bonucci

Phillipe Coutinho

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori