LAJMI I FUNDIT:

Goli kundër Interit që e bëri Cassanon të famshëm si 17-vjeçar (Foto/Video)

Goli kundër Interit që e bëri Cassanon të famshëm si 17-vjeçar (Foto/Video)
(Foto: Getty Images)

Antonio Cassano lindi në Bari të Italisë, ndërsa babai i tij e braktisi familjen pas një kohe të shkurtër. Ai u rrit në varfëri nga nëna e tij në qarkun San Nicola dhe si fëmijë luante futboll rrugëve.

Një zbulues talentësh i klubit të Barit e pa potencialin e tij dhe e përfshiu në sistemin e të rinjve. Më 11 dhjetor të vitit 1999, sulmuesi debutoi në Serie A kundër Lecces.

(Foto: Getty Images)

Gjatë kohës sa ishte te Bari, ai konsiderohej si një prej talentëve më premtues në futbollin italian.


Cassano: Familja ime ishte e varfër, si i ri kam vuajtur nga uria
Lexo po ashtu Cassano: Familja ime ishte e varfër, si i ri kam vuajtur nga uria

Mirëpo, shpërthimi i tij dhe arritja e famës ndodhi më 18 dhjetor të vitit 1999 në fitoren prej 2-1 kundër Interit.

(Foto: Getty Images)

Asokohe Cassano si një 17-vjeçar e kontrolloi për mrekulli një top të dhuruar nga një largësi prej 36 metrash vrapoi drejt portës duke i kaluar veteranët Christian Panucci dhe Laurent Blanc, dhe me goditjen e tij e mposhti portierin Fabrizio Ferron.

Ky gol u shënua në minutën e 88-të dhe Bari e fitoi ndeshjen, ndërsa ky ishte momenti që shënoi fillimin e suksesit të Cassanos.

Gjatë kësaj kohe, ai e mori nofkën ‘Fantantonio’ dhe ‘El Pibe de Bari’ (djaloshi nga Bari) duke iu referuar nofkës së Diego Maradonas, ‘El Pibe de Oro’.

“Ajo ndeshje kundër Interit më bëri të pasur dhe të famshëm. Futbolli bën mrekulli…”, ka deklaruar Cassano.

Në vitin 2001, si 19 vjeçar, sulmuesi nënshkroi për asokohe kampionin e Italisë, Romën, ku qëndroi deri në vitin 2006.

(Foto: Getty Images)

Karriera e Cassanos u zhvendos në Spanjë te Real Madridi duke u bërë vetëm futbollisti i dytë italian që nënshkruante për Mbretërit (pas Christian Panuccit).

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, te Los Blancos kishte probleme me disiplinën dhe fillimisht u huazua te Sampdoria (verën e vitti 2007) dhe pastaj në vitin 2008 nënshkroi kontratë të përhershme me klubin italian, ku qëndroi deri në vitin 2011.

(Foto: Getty Images)

Milani (2011-2012) dhe Interi (2012-2013) ishin klubet tjera të mëdha, ku Antonio e vazhdoi karrierën.

(Foto: Getty Images)

Ai luajti te Parma (2013-2015), para se të kthehej te Sampdoria (2015-2017). Në verën e vitit 2017, Cassano nënshkroi për Hellas Veronan, mirëpo menjëherë pas vendosi të pensionohej nga futbolli.

(Foto: Getty Images)

“Pas mendimit dhe reflektimit, në fund vendosa: Antonio Cassano nuk do të luajë futboll më”. I kërkoj falje qytetit të Veronas, të gjithë tifozëve, presidentit Maurizio Setti, drejtorit sportiv Filippo Fusco dhe trajnerit, plus personelit mjekësor dhe teknik”.

“Për momentin, përparësia ime është që të jem me fëmijët dhe gruan time”, ishin fjalët në njoftimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Serbia, Serbia", thirrje nga tifozët rumunë: Ndërpritet ndeshja Rumani - Kosovë

Huliganëve serbë u dështon keq plani për ndeshjen Rumani-Kosovë

Huliganëve serbë u dështon keq plani për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi ka vendosur kush do ta drejtojë ekipin nëse Ancelotti shkarkohet këtë sezon

Real Madridi ka vendosur kush do ta drejtojë ekipin nëse Ancelotti shkarkohet këtë sezon

La Liga
Autoritetet zvicerane dëshpërojnë huliganët serbë – ua marrin flamujt provokativ nga dora

Autoritetet zvicerane dëshpërojnë huliganët serbë – ua marrin flamujt provokativ nga dora

Ndërkombëtare
Konfirmohet gjyqtari për duelin Jake Paul-Mike Tyson, dyshohet për favorizimin e njërit prej boksierëve

Konfirmohet gjyqtari për duelin Jake Paul-Mike Tyson, dyshohet për favorizimin e njërit prej boksierëve

Boks
Kosova ‘shkel’ mbi Rumaninë – përfundon pjesa e parë

Kosova ‘shkel’ mbi Rumaninë – përfundon pjesa e parë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori