LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Valdes pensionohet në moshën 35-vjeçare

Zyrtare: Valdes pensionohet në moshën 35-vjeçare
Victor Valdes sa ishte portier i Barcelonës

Ish-portieri i Barcelonës dhe i Spanjës, Victor Valdes është pensionuar nga futbolli në moshën 35-vjeçare, pasi u largua nga Middlesbrough gjatë verës.

Valdes, i cili gjithashtu kaloi kohë në Manchester United, njoftoi vendimin nëpërmjet llogarisë së tij private në Instagram me një foto të titulluar “Faleminderit për gjithçka” para se të fshinte të gjitha llogaritë e tij të mediave sociale.


“Nuk më pëlqen fama”, ka thënë Valdes për RAC1 dy vjet më parë, teksa tani u përmend nga rrjeti televiziv ESPN.

“Kur të përfundojë kjo, unë do të jem me fëmijët e mi, duke i mësuar ata për jetën”.

“Shpresoj se kur të fiken dritat, do të jetë e vështirë për njerëzit që të më gjejnë”.

Valdes fitoi gjashtë tituj të La Ligas dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve me Barcelonën në 535 paraqitje gjatë kohës së tij 22-vjeçare në klubin që ai u bashkua fillimisht si një 10-vjeçar.

Pas largimit të tij nga Blaugranët në vitin 2014, Valdes kishte vendosur të bashkohej me Monacon para se një dëmtim të përjashtonte një lëvizje dhe ai përfundimisht u bashkua me ish-trajnerin Louis Van Gaal në Manchester United.

Portieri nuk mund të largonte nga vendi i titullarit David De Gean dhe u huazua për një kohë të shkurtër në huazim te Standard Liege dhe u lirua në rrethana të pasigurta, para se të bashkohej me Middlesbrough nën drejtimin e Aitor Karanka, të cilin ai e la pas rënies nga kategoria vitin e kaluar.

Valdes gjithashtu ka zhvilluar 20 paraqitje me Kombëtaren e Spanjës, teksa ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian me kombëtaren La Roja. /Telegrafi/

Trofetë e fituar nga Valdes:

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori