LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Juventus – Roma

Statistika, analizë dhe parashikim: Juventus – Roma

Të gjitha sytë do të jenë në ndeshjen e parafundit para pushimit të Krishtlindjeve. Një fitore mund ta shohim Juventusin në krye të Serie A,  për aq kohë deri sa Napoli ta mposhtë Sampdorian. Romakët në rast të triumfojnë do të jenë një hap larg kreut të tabelës.

Vendi: Torino, Juventus Stadium
Koha: 23 Dhjetor (e shtune), 20:45

Stadiumi ka kapacitet prej 41,470 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve


Juventus

Paulo Dybala shënoi në mesjavë dhe mund të përfshihet në formacionin startues pas disa lojërave në stol.

Juventusi është paksa i hendikepuar në repartin mbrojtës të krahut të djathtë pas një lëndimi tjetër të Mattia De Sciglios.

Ndërkohë, Gianluigi Buffon do të shikojë ndeshjen nga shkallët e stadiumit pasi ende po lufton me një problem muskulor.

Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Roma

Patrick Schick është paraqitur kohët e fundit rregullisht në formacionin bazik, por nuk ka gjasa të nisë kundër Juventusit.

Diego Perotti dhe Stephan El Shaarawy do të bashkohen me Edin Dzekon në pjesën e parë.

Romakët nuk kanë ndonjë mungesë të theksuar dhe pritet të jetë në fushë me formacionin më të mirë.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Romakët kanë fituar 16 nga 20 ndeshjet e fundit (Serie A).

Juventusi është i pamposhtur në 37 nga 38 ndeshjet e fundit (Serie A).

Juventusi ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Romëve në të gjitha garat.

Juventusi nuk ka pësuar gol në katër ndeshjet e fundit (Serie A).

Juventusi nuk ka pësuar gol në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Romës në të gjitha garat.

Në pesë ndeshjet e fundit Juventus ka tre fitore ndërsa Roma ka dy sosh.

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 17 të La Ligës dhe formacionet e mundshme

Analizë

Juventusi zë pozitën e dytë pasi që në javën e kaluar shfrytëzoi gabimin e Interit.

Bardhezinjtë tani janë vetëm një pikë larg kreut gjersa kanë një ecuri të mirë javëve të fundit për dallim nga një start i dobët.

Romakët janë të pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në ligën elitare italiane, por çuditërisht u eliminuan në Kupën e Italisë nga Torino. Tani ata i detyrohen tifozëve të bëjnë një performancë të mirë si mysafirë.

Juventusi mund të vendosë një plan të ngjashëm të lojës me atë që përdoret në barazimin me Interin dhe që mund rezultojë me ndarje të pikëve.

Parashikimi i rezultateve sipas ekspertëve

Në trend Sport

Më shumë
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Ndërkombëtare
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori